Lintor Osmënaj: Polifonia është pjesë e jetës time të përditshmeKëngëtari i muzikës popullore të jugut Lintor Osmënaj ka nisur të këndojë që fëmijë, duke e trashëguar këngën nga familjarët, të cilët kanë qenë të lidhur me polifoninë dhe këngën qytetare popullore. Lintori ka realizuar mjaft produksione muzikore, si dhe disa bashkëpunime me këngëtarë të tjerë. Këngët e tij të publikuara në YouTube kanë marrë mijëra klikime, dhe disa prej tyre dhe miliona shikime. Përveç këngës popullore, Lintori këndon edhe në zhanre të tjera muzikore, madje para 20 vitesh ka qenë pjesë e spektaklit muzikor “Ethet e së Premtes”, një mundësi e mirë për të në formimin muzikor profesional. Së shpejti ai do të sjellë për artdashësit këngë të reja popullore.18-Jan-2025Valbona Halili, këngëtarja që performon gjithmonë liveValbona Halili është një këngëtare e njohur e muzikës popullore të trevës së Shqipërisë së mesme. Repertori i saj përmban këngë popullore të cilat ajo i këndon me plot passion, duke hyrë në radhën e këngëtareve më të suksesshme. Gjithmonë e qeshur, e dashur dhe kërkuese ndaj vetes. E pëlqyer dhe e28-Dec-2024Toni Ujkaj, këngëtari nga Tuzi promovues i traditës populloreToni Ujkaj është këngëtar i njohur i muzikës popullore shqiptare nga Tuzi i Malit të Zi. “Kanga e Malësisë” dhe “Mërgimtarët tanë’’, që këngëtari i publikoi para tre javësh janë pritur mjaft mire nga publiku shqiptar. Të dyja këngët, artisti i realizoi në bashkëpunim me kompozitorin e njohur nga Tirana, Alban Furtuna. Këngëtari Toni Ujkaj premton që në vitin 2025 do të realizojë projekte të reja muzikore që të kultivojnë vlera të mirëfillta.21-Dec-2024Mentor Mripa: Muzikën dhe gazetarinë i lidh gjithmonë me mikrofoninMentor Mripa, gazetar dhe moderator në Prishtinë, që fëmijë ka qenë i pasionuar pas muzikës. Ai është tre herë fitues i festivalit të këngës “Zambaku i Prizrenit”, fitues i çmimit për tekstin më të mirë të këngës në “Show –Fest 2003” në Prishtinë dhe fitues i “Çmimit të publikut” në festivalin “Lyrafest” në Gjakovë, në vitin 2007. Mentori është personi i parë i verbër në Kosovë që ka luajtur në një video film, është i njohur në muzikën shqiptare, si dhe një gazetar radiofonik14-Dec-2024Rrëfimi i Silvi BastritSilvi Bastri është një artiste krejtësish e veçantë. Që në fëmijëri ajo spikati për talentin e saj në muzikë dhe studioji në Liceun Artistik të Korçës e më pas në Universitetin e Arteve në Tiranë për muzikë nuk mundi ta vazhdojë ëndrrën e saj. Pasi u bë nënë ajo ja përkushtoi kohën dhe endergjinë vajzës së saj. Para dhjetë vitesh Silvi zbuloi dhe filloi të ushtrojë një pasion të ri në jetën e saj. Filloi të dekorojë shishet e qelqit duke përdorur pastë akrilike dhe materiale te tjera. Materialet që njerëzit i hedhin e nuk i përdorin më Silvi i jep një jetë të dyte duke i shndërruar në vepra arti. Rrugëtimin e saj në art ajo e rrëfen për Radio Ejani.07-Dec-2024Besard Mulaj, këngëtari që ruan traditën familjare të folkloritKëngëtari i muzikës popullore nga Nikaj Mërturi Besard Mulaj ka një karrierë të gjatë në këngën folklorike dhe popullore. Ai që në moshën 10 vjeçare ka mësuar çiftelinë dhe sharkinë, duke e trashëguar këtë traditë nga babai i tij Ndue Mulaj (Sharkia), një artist i njohur i folkut shqiptar. Pas një shkëputje prej 12 vitesh nga kënga dhe aktivitetet muzikore, Besardi është rikthyer tre vitet e fundit me disa produksione muzikore, të cilat janë mirëpritur nga publiku. Së shpejti ai do të sjellë dhe 10 këngë të reja, si dhe do të marrë pjesë në aktivitetet muzikore që organizohen për festat e fundvitit. 07-Dec-2024Klarinetisti Marsel Muzikanti në rrugën e të madhit Laver BariuKlarinetisti nga Bilishti Marsel Muzikanti që në moshën 9 vjeçare ka qenë i pasionuar pas klarinetës. Ai ka studiuar për këtë instrument muzikor në Liceun Artistik të Korçës, ku dhe është formuar si muzikant profesionist. Ka realizuar disa pjesë orkestrale me motive të jugut, duke u pritur mjaft mirë nga artdashësit. Së fundi ishte pjesëmarrës në festivalin ballkanik të klarinetës “Laver Bariu”, ku është vlerësuar mes 12 konkurentëve të tjerë.23-Nov-2024Fisnik Ukmata, këngëtari gjakovar që ruan me fanatizëm muzikën populloreKëngëtari gjakovar Fisnik Ukmata prej vitesh lëvron muzikën popullore qytetare shqiptare. Ai këtë traditë e ka trashëguar nga babai i tij i ndjerë, i cili këndonte nëpër ambjente familjare këngë të pastra popullore. Ai ka marrë pjesë në mjaft evente muzikore në Kosovë dhe jashtë saj, ku është mirëpritur dhe duartrokitur nga artdashësit. Materialet muzikore që ka publikuar në YouTube janë këngë të vjetra popullore, por dhe krijimtari e re muzikore.16-Nov-2024Gentjan Gropa, këngëtari nga Dukagjini që ruan traditën e këngës folklorikeGentjan Gropa është një këngëtar i ri nga Dukagjini, i cili prej vitesh lëvron muzikën popullore dhe atë folklorike.02-Nov-2024Këngëtari kërçovar Uran Dervishi së shpejti me një baladëKëngëtari i muzikës popullore nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, Uran Dervishi prej vitesh interpreton muzikën tradicionale popullore. Ai këngën e ka trashëguar nga babai i tij, këngëtari i njohur Aziz Dervishi, me të cilin ka realizuar dhe dy bashkëpunime. Përveç bashkëpunimeve me këngëtarë të tjerë, Urani ka realizuar dhe disa këngë popullore si solist, që janë pritur mjaft mirë nga publiku.19-Oct-2024Ilsi Ademi: Kënaqësi t’i këndoj ShkodrësIlsi Ademi është një këngëtar i njohur nga qyteti i Shkodrës, i cili përveç muzikës popullore interpreton dhe në zhanre të tjera muzikore. Ai traditën muzikore e ka trashëguar nga familja pasi nëna e tij ka kënduar në festivalet e fëmijëve. Ilsi u bë i njohur për publikun e gjerë me pjesëmarrjen e tij në spektaklin televiziv “X-Factor”, ku u dallua për interpretimet dhe vokalin e tij. Ka publikuar mjaft këngë në kanalin YouTube, të cilat janë mirëpritur nga artdashësit. Prej vitesh ai jeton në S12-Oct-2024Ramazan Këllezi, një jetë kushtuar artitRamazan Këllezi ka një karrierë të admirueshme në fushën e valles popullore si valltar dhe koreograf. Ai ka dhënë një kontribut të vyer përsa i përket valles popullore në Shqipëri dhe jashtë vendit. Prej tetë vitesh ka drejtuar Shkollën e Baletit në Tiranë dhe prej vitesh jeton me familjen në Kanada, ku ka krijuar grupin e valleve “Shqiponjat e vogla”. Për kontributin e tij disavjeçar si koreograf është vlerësuar me tituj e mirënjohje të ndryshme.05-Oct-2024Më tepër...