PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"

Itinerari i dytë

1.Kisha e Shën-Dominikut
Kisha e Shën-Dominikut (ose Kisha e Sao-Domingosit) është një kishë e stilit barok, e ndërtuar në vitin 1587. Për të thuhet se është kisha më e bukur në Makao, dhe sigurisht një ndër më të mirëmbajturat. Dyert dhe dritaret e kishës janë në ngjyrë të gjelbër. Në tavan pasqyrohet ngjyra rozë, për shkak të dritës nga xhamat shumëngjyrësh. Në këtë kishë ka një pikturë shumë të famshme të Jezu Krishtit, që pasqyron karakteristikat dhe stilin e artit fetar spanjoll<<<

2.Sheshi "Senado"
Kisha e Shën-Dominikut (ose Kisha e Sao-Domingosit) është një kishë e stilit barok, e ndërtuar në vitin 1587. Për të thuhet se është kisha më e bukur në Makao, dhe sigurisht një ndër më të mirëmbajturat. Dyert dhe dritaret e kishës janë në ngjyrë të gjelbër. Në tavan pasqyrohet ngjyra rozë, për shkak të dritës nga xhamat shumëngjyrësh. Në këtë kishë ka një pikturë shumë të famshme të Jezu Krishtit, që pasqyron karakteristikat dhe stilin e artit fetar spanjoll<<<

3.Rrënojat e Shën-Palit

Rrënojat e Shën-Palit, mbetjet e Kishës së Shën-Palit të stilit gotik, janë përfaqësuese të Makaos. Prapa tyre ka një shkallë hekuri, nëpër të cilën turistët mund të ngjiten në pjesën e sipërme të ndërtesës për të shikuar zonat e lashta të Makaos<<<

 

     

4."Grand Casino"
Në Makao, "Grand Casino" është kazinoja më e madhe, ku mund të argëtoheni pa masë. Të rinjtë nën moshën 18 vjeçare dhe vendasit nën 21-vjeç nuk lejohen të futen brenda. Një autobus falas të çon për rreth 15 minuta në portin e Makao-s dhe në "Portas do Cerco". Me të mbërritur në Aeroportin e Makao-s, mund të merrni autobusin falas për në hotelin "Grand Emperor" dhe rruga nga "Grand Emperor" për në "Grand Casino" zgjat vetëm 5 minuta<<<
 
Akomodimi:Hotel "Venetian Macao"
Ju sugjerojmë të qëndroni në hotelin "Venetian Macao" me një ambient shumë të veçantë e relaksues. Atje do të gjeni qiell artificial, do të argëtoheni me shfaqjet artistike dhe do të blini në qendra tregtare, të gjitha të një niveli tepër të lartë. Mëngjesi në këtë hotel është më i mirë se një darkë me 5 yje. Po të keni dëshirë, mund të vizitoni kazinonë, për të provuar fatin pse jo edhe për të fituar<<<
  

Itinerari i parë

1.Shëtitorja "Avenida de Almeida Ribeiro"
Kjo është një shëtitore e gjerë. Dyqanet e kësaj rruge shesin kryesisht orë dhe stoli, por këtu gjen edhe shumë ushqime, si qofte peshku, biftek derri etj. Në "Avenida de Almeida Ribeiro" ka edhe barnatore të të gjitha llojeve, si edhe dyqane kozmetike<<<

2.Tempulli "Ma Ge"

Është tempulli më i vjetër i Makaos, i ndërtuar në vitin 1488. I quajtur më parë tempulli "Ma Zu", sot njihet edhe me një emër tjetër, tempulli "Tian Hou" (Perandorja e Qiellit). Ky tempull u ndërtua për nder të Perandores së Qiellit, që mbron sigurinë e deteve. Afër tempullit ndodhet restoranti "Ya Cha Xiang" me gatime Mianmari, që është një vend ku mund të hasni shpesh aktorë ose këngëtarë<<<

3.Kulla "Macau"
Hapur: 10:00-21:00
E shtunë, e diel, ditë festash: 09:00-21:00
Bileta: 120 dollarë hongkongas
Kulla "Macau" është 338 metra e lartë dhe është ndërtesë simbol e Makaos. Më të njohurat këtu janë "shëtitja në qiell" në katin e 57-të dhe platforma e kërcimit në katin e 61-të<<<
 
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China