Shpallja e gjendjes ushtarake, shkarkohet nga detyra presidenti i Koresë së Jugut
06:21:31 2025-04-05
Share

 

Foto nga VCG

Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut vendosi unanimisht largimin e Yoon Seok-geil nga zyra e tij presidenciale. Vendimi është përfundimtar dhe i parevokueshëm, bën të ditur “RTSH”.

Në verdiktin e institucionit për kreun e shtetit, Gjykata Kushtetuese theksoi se Yoon ka shkelur parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe qeverisjes demokratike dhe vetë Ligjin Bazë, duke iu referuar shpalljes së gjendjes ushtarake natën e 3-4 dhjetorit 2024.

“Yoon nuk shpalli thjesht gjendjen ushtarake, por kreu veprime që shkelnin Kushtetutën dhe ligjin, veçanërisht duke mobilizuar forcat e armatosura dhe policinë për të penguar parlamentin të kryente detyrat e tij”,- thuhet në aktgjykim.

Ky vendim nënkupton largimin e menjëhershëm të Yoon nga pushteti. Kjo do të thotë gjithashtu se zgjedhjet e parakohshme presidenciale duhet të mbahen brenda 60 ditëve.

Yoon gjithashtu përballet me një gjyq penal për kryengritje (një vepër e dënueshme me burgim të përjetshëm apo edhe me vdekje sipas ligjit të Koresë së Jugut).

Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut, Han Duk-soo, u zotua mos të lejojë asnjë hendek në sigurinë kombëtare dhe diplomacinë e vendit.