“Culturalb”, projekti që do të çojë kulturën shqiptare në botë
Culturalb (ATSH)
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka prezantuar në rrjetet sociale projektin më të ri për promovimin e kulturës shqiptare në botë. Projekti mban emrin “Culturalb” - Kultura shqiptare udhëton botën.
“Culturalb” është nisma zyrtare e qeverisë shqiptare që synon të çojë në qytete të ndryshme të botës kulturën shqiptare, përmes një kalendari të pasur me ekspozita, shfaqje, diskutime etj., shkruan “ATSH”.
Këto ngjarje kulturore do të përfshijnë etnografinë, kinemanë, letërsinë, fotografinë, muzikën, dizajnin e historinë. Arti shqiptar do të udhëtojë në Greqi, Hungari, Itali, Gjermani, Spanjë, Angli, Zvicër, SHBA, Gjermani etj.
“Trashëgimia dhe krijimtaria bashkëkohore shqiptare meritojnë të jenë pjesë e dialogut kulturor ndërkombëtar. Me “Culturalb”, kultura shqiptare udhëton, bashkëbisedon dhe ndërvepron. Me “Culturalb”, arti dhe kultura shqiptare nuk kanë kufij”,- u shpreh ministri Gonxhja.
TË TJERA NGA CGTN
- 1
Presidenti Begaj në samitin e Sofjes: Angazhim i përbashkët përballë kërcënimeve dhe sfidave
- 2
Zyrtari i Këshillit të Europës: Shqipëria në BE, prej punës dhe reformave
- 3
Kryeministri Rama: Shqipëria ka vetëm një zgjidhje dhe një plan, Bashkimin Europian
- 4
Kryenegociatorja e BE-së: Shqipëria çdo ditë e më pranë anëtarësimit në familjen europiane