Gjiganti i teknologjisë kineze “Huawei” raportoi rritje të të ardhurave nga shitjet në vitin 2024
06:50:24 2025-04-02
Share

Foto nga VCG

Gjiganti kinez i teknologjisë “Huawei” gjeneroi 862.1 miliardë juanë (rreth 120.1 miliardë dollarë amerikanë) të ardhura nga shitjet në vitin 2024, nga 704.2 miliardë juanë një vit më parë, sipas raportit të tij vjetor të publikuar të hënën.

Kompania gjeneroi 62.6 miliardë juanë fitime neto vitin e kaluar, thuhet në raport, duke shtuar se performanca e kompanisë ishte në përputhje me parashikimin, citon “Xinhua”.

Në vitin 2024, “Huawei” investoi 179.7 miliardë juanë në kërkim dhe zhvillim, që përbënte afërsisht 20.8 për qind të të ardhurave të saj vjetore. Gjithsej, investimi i kompanisë për kërkim dhe zhvillim gjatë dekadës së fundit tejkaloi 1.249 trilionë juanë, sipas raportit vjetor.

Deri më 31 dhjetor 2024, fuqia punëtore e kompanisë për kërkim dhe zhvillim përbëhej nga afërsisht 113.000 punonjës, duke përbërë 54.1 për qind të stafit total. “Huawei” mban mbi 150.000 patenta të vlefshme të autorizuara në mbarë botën, sipas statistikave të fundit të vitit të kaluar.

Me qendër në Shenzhen, “Huawei” është ofruesi kryesor global i infrastrukturës dhe pajisjeve inteligjente të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.