CMG: "Orvatjet e terrorizmit të gjelbër për pavarësi" do të përfundojnë me vdekje
05:53:54 2025-04-02
Share

Fjala kyçe: 惩罚---[chéng fá]---ndëshkim

foto nga Zona Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës

Që nga 1 prilli, Zona Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës po organizon stërvitjet e përbashkëta përreth Ishullit Tajvan me forcat tokësore, detare, ajrore dhe raketore. Në të njëjtën ditë, formacioni i anijeve të Rojës Bregdetare të Kinës, zhvilloi një kontroll ligjzbatues rreth Ishullit Tajvan në bazë të parimit të "një Kine". Ky është një ndëshkim i vendosur ndaj autoritetit të Lai Qingde për "orvatjet e terrorizmit të gjelbër për pavarësi". Është një mbrojtje e fortë për paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit dhe një ruajtje e vendosur e sovranitetit kombëtar dhe tërësisë territoriale të vendit, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

Lai Qingde është një separatist kokëfortë për "pavarësinë e Tajvanit". Që prej ardhjes në pushtet, në maj të vitit të kaluar, ai ka predikuar vazhdimisht të ashtuquajturën "teori e re me dy shtete", që do të thotë "të dyja anët e ngushticës së Tajvanit nuk janë të varura nga njëra-tjetra". Ai e përcaktoi haptazi pjesën kontinentale si një "forcë e jashtme armiqësore" dhe hodhi të ashtuquajturat "17 taktika" për të nxitur me forcë "shkëputjen dhe thyerjen e zinxhirit" midis dy brigjeve të ngushticës. 

Fjalët dhe veprimet e Lai Qingde-së kanë demaskuar krejtësisht fytyrën e tij të vërtetë kundër paqes, anti-shkëmbimeve, anti-demokracisë dhe anti-njerëzimit, komenton CMG.

foto nga Zona Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës Kohët e fundit, autoritetet e Lai Qingde-së dëbuan me forcë disa bashkëshortë nga pjesa kontinentale e Kinës të tajvanezëve, që kishin bërë deklarata në mbështetje të ribashkimit ndër-ngushticë në rrjetet sociale, duke shkaktuar ndarjen e shumë familjeve. Këto veprime janë larg etikës dhe natyrës njerëzore, si edhe shkelin demokracinë dhe të drejtat e njeriut, komenton CMG.

Kushtetuta e Kinës e përcakton qartazi se Tajvani është pjesë e territorit të shenjtë të Republikës Popullore të Kinës. "Ligji kundër secesionit" i Kinës përcakton se shteti nuk do të lejojë kurrë forcat separatiste për "pavarësinë e Tajvanit" të ndajnë Tajvanin nga Kina, nën asnjë pretekst ose në asnjë mënyrë. "Ligji i Mbrojtjes Kombëtare" i Kinës përcakton se një nga misionet dhe detyrat e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës është mbrojtja e sovranitetit kombëtar, bashkimit dhe tërësisë territoriale. Ndaj, kundërmasat dhe ndëshkimet e pjesës kontinentale, pas provokimit arrogant nga autoriteti Lai Qingde, janë normale, të arsyeshme dhe të ligjshme, komenton CMG.

foto nga Zona Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës  

Çështja e Tajvanit është një çështje e brendshme e Kinës. Vitet e fundit, udhëheqësit politikë të shumë vendeve dhe personat përgjegjës të organizatave ndërkombëtare, kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj parimit të "një Kine". 10 vende kanë "ndërprerë marrëdhëniet diplomatike" me Tajvanin. Të gjitha kjo tregojnë plotësisht se këmbëngulja në parimin e "një Kine" është aspirata e popullit, drejtësia e madhe dhe prirja e kohës, thuhet në komentin e CMG-së.

CMG vë në dukje në artikull se manovrat e fundit ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës rreth Ishullit Tajvan, synojnë vetëm veprimet separatiste të "pavarësisë e Tajvanit" dhe nuk synojnë aspak masat e gjera të bashkatdhetarëve në Tajvan. Kësaj here, Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës ka përdorur stërvitje ushtarake për të frikësuar në mënyrë efektive separatistët e "pavarësisë së Tajvanit", e cila është pikërisht një mbrojtje e fortë për paqen, stabilitetin në ngushticën e Tajvanit dhe mirëqenien e bashkatdhetarëve në të.

Tajvani është pjesë e Kinës. Ai nuk ka qenë kurrë një vend; nuk ka qenë në të kaluarën dhe nuk do të jetë kurrë në të ardhmen. I vetmi emër i rajonit të Tajvanit në OKB-në është "Provinca e Tajvanit e Kinës". Pavarësisht nga manipulimet politike të Lai Qingde, ai nuk mund ta ndryshojë këtë fakt të hekurt. Kundërmasat e vendosura të pjesës kontinentale të Kinës kundër forcave separatiste për "pavarësinë e Tajvanit", i kanë dërguar gjithashtu një sinjal të qartë bashkësisë ndërkombëtare, se vullneti i Kinës për të zgjidhur çështjen e Tajvanit dhe ribashkimin e plotë kombëtar, është i fortë si një shkëmb dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë, askënd ose asnjë forcë, të ndajë Tajvanin nga Kina.