Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës kryen stërvitje në ujërat në veri, jug e lindje të ishullit të Tajvanit
foto nga Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës
Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës kreu të martën stërvitje me shumë objekte në ujërat në veri, jug dhe lindje të ishullit të Tajvanit.
Komanda e zonës organizoi formacionet e anijeve dhe avionëve të saj, në bashkëpunim me trupat e raketave konvencionale dhe sistemet e lëshimit të raketave me rreze të gjatë, për të kryer stërvitje kundërajrore, sulme ndaj objekteve detare, sulme ndaj objekteve tokësore dhe bllokadë e kontroll të përbashkët.
Stërvitja kishte për qëllim të provonte aftësitë e trupave për kryerjen e operacioneve të integruara, marrjen e kontrollit operacional dhe goditjet me saktësi në shumë drejtime, bëri të ditur komanda.