Trump: Zelensky përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla të tokës
Foto nga VCG
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, po përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla të tokës.
“Nëse ai e bën këtë, do të shkaktojë probleme”,- tha presidenti Trump, shkruan “ATSH”.
Presidenti amerikan foli mbi axhendën Rusi-Ukrainë me përfaqësuesit e mediave në avionin e tij gjatë kthimit nga Florida në Ëashington.
Trump tha se presidenti ukrainas po përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla të tokës dhe se ai nuk ishte i kënaqur me të.
“Unë shoh Zelenskyn duke u përpjekur të tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla të tokës. Nëse ai e bën këtë, do të shkaktojë probleme. Probleme shumë të mëdha”,- tha Trump.
Ai theksoi se sheh urrejtje të madhe midis liderëve të Rusisë dhe Ukrainës, por shtoi se ata kanë bërë përparim të mirë deri më tani.