Rregullore e re doganore mes Shqipërisë dhe BE-së
Foto nga ATSH
Duke filluar prej 1 prillit, nis zbatimi i procedurave të reja ICS2 për hyrjen e mallrave në BE, i cili zëvendëson sistemin ekzistues ICS1, shkruan “RTSH”.
Eksportuesit shqiptarë duhet të përshtaten me rregullat e reja dhe të komunikojnë me partnerët e tyre në BE për të shmangur pengesat në transportin e mallrave.
Sipas rregullores se re, operatorët e biznesit do të duhet të dorëzojnë Deklaratën Përmbledhëse të Hyrjes për çdo mall të transportuar, drejt ose përmes BE-së përpara mbërritjes së tij.
Operatorët duhet gjithashtu të bëjnë njoftimin e mbërritjes në zyrën e parë doganore të hyrjes dhe të paraqesin mallrat për inspektim.
Sistemi i ri i Bashkimit Europian synon të rrisë sigurinë e mallrave që hyjnë në BE duke aplikuar një procedurë doganore të standardizuar, për të gjitha mënyrat e transportit, përfshirë transportin rrugor, hekurudhor e ajror.
Sistemi i ri do të përmirësojë aftësinë e BE-së për të parandaluar dhe luftuar kundërvajtjet doganore si dhe duke siguruar një mjedis tregtar më të sigurt.
TË TJERA NGA CGTN
- 1
Presidenti Begaj në samitin e Sofjes: Angazhim i përbashkët përballë kërcënimeve dhe sfidave
- 2
Zyrtari i Këshillit të Europës: Shqipëria në BE, prej punës dhe reformave
- 3
Kryeministri Rama: Shqipëria ka vetëm një zgjidhje dhe një plan, Bashkimin Europian
- 4
Kryenegociatorja e BE-së: Shqipëria çdo ditë e më pranë anëtarësimit në familjen europiane