Të mbrojmë ujërat e kaltra dhe malet e gjelbra për të realizuar zhvillimin me cilësi të lartë
Foto nga VCG
Zhou Yizhe është një punëtor pylltarie në zonën shtetërore të pyjeve Daxinganling në Mongolinë e Brendshme të Kinës. Pasi punoi si druvar për 35 vjet, në sfondin e transformimit të gjelbër të vendit, ai rizbuloi rolin e vet dhe u bë rojtar pylli.
Zhou Yizhe, rojtar pylli në zonën shtetërore të pyjeve Daxinganling në Mongolinë e Brendshme:
"Në të kaluarën ne prodhonim kryesisht lëndë drusore. Mendonim se prerja e drurëve ishte një kontribut për vendin. Ndërtesat e larta nuk mund të ndërtohen pa lëndë drusore. (Në atë kohë) ekipi ynë kishte rreth 70 deri në 80 veta dhe prodhimi vjetor ishte rreth 20 000 metra kubë (dru).
Daxinganling në Mongolinë e Brendshme është pylli i virgjër më i madh dhe më i ruajtur në Kinë, me një zonë funksionale ekologjike prej 106.7 kilometrash katrorë. Në të kaluarën, burimet drusore të këtushme transportoheshin në mbarë vendin, duke kontribuuar në ndërtimin e Kinës së Re. Në vitin 2014, Kina shpalli politikën që ndalonte plotësisht prerjet komerciale të pyjeve natyrore. Zhou Yizhe, si shumë druvarë, u kthye në një "kujdestar" pyjesh.
Zhou Yizhe tha:
"Ne tani mbjellim drurë në vjeshtë dhe pranverë, parandalojmë zjarret në verë dhe ushqejmë drurët në dimër. Ka punë në çdo muaj të vitit dhe mund të fitojmë para në çdo muaj."
Nga një “prerës drurësh” në një “rojtar drurësh”, ky nuk është vetëm një ndryshim i identitetit personal, por pasqyron edhe transformimin e konceptit të zhvillimit të vendit dhe metodave të zhvillimit ekonomik e shoqëror.
Vicentiu Gheorghe, president nderi i Shoqatës "ChinaRo", tha:
“Kina po shpejton transformimin e gjelbër të industrive tradicionale dhe e ka vendosur zhvillimin e gjelbër në strategjinë e madhe rajonale. Kina zbaton përparësinë ekologjike dhe po përpiqet të bëhet një pionere e zhvillimit të gjelbër. Kjo do të ngrejë nivelin e ekonomisë kombëtare dhe do të sjellë zhvillimin e vazhdueshëm shoqëror.”
Sot, qielli në zonën pyjore të Zonës Daxinganling është më blu, malet janë më të gjelbra dhe uji është më i pastër. Kjo zonë pyjore ka zhvilluar sektorë të tillë si frutat e pyllit, kërpudhat, drerët e bimët mjekësore dhe përdor burimet vendore për të zhvilluar turizmin. Kjo zonë është kthyer jo vetëm në një vend pushimi për banorët përreth, por edhe ka tërhequr turistë nga i gjithë vendi.
Një turiste tha: “Jam nga Guangzhou. Këtu ka borë të bardhë dhe në pyll mund të shijoj frymën e botës së borës. Jam e lirë dhe e gëzuar.”
Lotte Rørtoft-Madsen, kryetari i Partisë Komuniste të Danimarkës, thekson:
“Ju mund të zbatoni tranzicionin e gjelbër në një mënyrë të planifikuar shoqërore, pa sakrifikuar jetën dhe mirëqenien e punëtorëve. Dhe kjo është arsyeja pse unë shoh që Kina mund të ketë një rol udhëheqës edhe globalisht në mënyrën se si e bën këtë tranzicion.”
Ekonomia kineze ka hyrë në fazën e zhvillimit me cilësi të lartë. Mbrojtja ekologjike dhe transformimi i gjelbër ekonomik e shoqëror janë elemente të rëndësishme. Në vitet e fundit, Kina ka zhvilluar fuqishëm energjinë e rinovueshme, ka pakësuar gradualisht varësinë e saj nga energjia fosile dhe ka hyrë në rrugën e zhvillimit të energjisë së gjelbër.
Ky është Projekti Energjetik i Bazës së Shkretëtirës Lindore Qaidam Golmud, në prefekturën Haixi të provincës Qinghai të Kinës Perëndimore. Sipas drejtuesit të të tij, ky projekt kombinon prodhimin e energjisë fotovoltaike me menaxhimin e shkretëtirës nëpërmjet aplikimeve inovative demonstruese "Fotovoltaike +" dhe "Inteligjencës digjitale +", gjë që jo vetëm plotëson nevojat e prodhimit të energjisë, por gjithashtu rikthen bimësinë dhe përmirëson ekologjinë.
Zhao Falin, drejtues i Kompanisë së Energjisë "Huadian" (Golmud), tha: “Pas vënies në funksionim të projektit, ai mund të japë rreth 36.5 miliardë kWh energji të pastër në Guangxi çdo vit, e barasvlershme me 14 % të konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike në Guangxi në vitin 2024, gjë që do të lehtësojë në mënyrë efektive mungesën e energjisë aty.”
Foto nga VCG
Jeppe Kofod, ish-ministri i Jashtëm danez, vë në dukje: “Kina është një dëshmi që, energjia e pastër, për shembull, shpesh është shumë më e lirë se energjia jo e pastër. Për shembull, nëse shikoni koston e prodhimit të energjisë elektrike nga era dhe dielli dhe e krahasoni atë me prodhimin përfundimtar, atëherë do të shihni se është shumë më lirë të prodhosh energji të rinovueshme, është shumë më e pastër dhe është shumë më mirë të përmbushësh objektivat e mëdha klimatike dhe mjedisore. ”
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) pubikoi në tetorin e vitit 2024 raportin “Perspektiva e energjisë botërore”, ku thuhet se tregu energjetik po hyn në “epokën elektrike” të drejtuar nga Kina. Kërkesat për energji elektrike të Kinës janë më të mëdha se të vendeve të tjera, prandaj shpejtësia e transformimit të Kinës në energjinë e pastër ka rëndësi të madhe.
André Haspels, ambasadori i Holandës në Kinë, shprehet: “Ndryshimet klimatike dhe bërja e botës më të qëndrueshme dhe më të gjelbër është zakonisht një fushë që ne nuk mund ta zgjidhim individualisht, por duhet të punojmë së bashku. Dhe unë mendoj se Kina ka shumë përvojë, madje edhe epërsi në fusha të caktuara.”
Foto nga VCG
“Ujërat e kaltra dhe malet e gjelbra janë ar dhe argjend.” Nga rikëmbëmbja ekologjike deri në transformimin energjetik, nga ngritja e nivelit industrial deri në bashkëpunimin global, zhvillimi i gjelbër i Kinës zbatohet me të gjithë forcat në shumë përmasa dhe me shumë fusha.
Lotte Rørtoft-Madsen, kryetari i Partisë Komuniste të Danimarkës, tha: “Mendoj se vetëm Kina ka mundësinë për të përparuar dhe për të marrë drejtimin në shkallë globale për trajtimin e ndryshimeve klimatike e për transformimin e gjelbër.”
TË TJERA NGA CGTN
- 1
A mund të luajë "Aleanca e vullnetit" rol kyç në çështjen e Ukrainës?
- 2
Zv.kryeministri kinez takohet me liderë të huaj që marrin pjesë në forumin e Boaos
- 3
Vizita në Kinë e qarqeve politike e të biznesit amerikane nuk është zakonshme
- 4
“Kina në Pranverë” – Dialogu Global i zhvilluar në disa vende evropiane