Kryeministri Rama: Synojmë formalizim të sektorit të turizmit, fusim platformën “e-Visitors”
Kryeministri Rama (Foto nga Atsh)
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi të dielën se qeveria po synon një formalizim të sektorit të turizmit, duke futur platformën dixhitale “e-Visitors”, shkruan “ATSH”.
Sipas tij, kjo bëhet për të eliminuar shmangiet në deklarimin e netqëndrimeve gjatë sezonit turistik.
Kryeministri Rama theksoi se nga rreth 10.1 milionë turistë që vizituan Shqipërinë në vitin 2023, gati 4 milionë net kanë qenë të deklaruara.
“Përgatituni, sepse në 2026-n, nuk do të keni nga të lëvizni më, sepse do të fusim platformën dixhitale “e-Visitors” dhe aty nuk do të bëni asnjë shmangie sa i takon strukturave hoteliere”,- tha Rama gjatë një takimi me bizneset turistike në Vlorë.
TË TJERA NGA CGTN
- 1
Spiropali: Bashkëpunimi me qytetarët, çelësi për një Parlament më transparent
- 2
BB: Shqipëria, potencial të rrisë me 0.7% rritjen ekonomike vjetore
- 3
Rreth 5 miliardë euro të ardhura nga turizmi në vitin 2024, 19.6% më shumë se në vitin 2023
- 4
BSH: Investimet e huaja arritën në 1.58 miliardë euro në vitin 2024