IBT Berlin, Shqipëria vend nderi, prezanton trashëgiminë natyrore e kulturore
Shqiperia vend nderi ne Panairin e Berlinit (Foto Atsh)
Shqipëria është vendi i nderit në panarin më të madh të turizmit në botë, IBT Berlin, që zhvillohet në kryeqytetin gjerman.
Përfaqësuesi i ITB Berlin, organizues i panairit, Mario Tobias, u shpreh se ndihet krenar për këtë partneritet me Shqipërinë. Ai u shprehu mirënjohjen për mikpritjen vitin e shkuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, shkruan “ATSH”.
“Jam shumë entuziast që Shqipëria është vendi mikpritës këtë vit. Ky do të jetë një udhëtim mahnitës drejt këtij destinacioni tërheqës. Shqipëria ka pasur një prani të fortë në ITB për shumë e shumë vite, jemi krenarë që kemi një partneritet afatgjatë. Programi i vendit premton që mos të jetë më pak se sa spektakolar dhe mezi pres që të shihni edhe më shumë”,- tha ai.
Pas fjalimeve në ceremoninë e hapjes në “CityCube Berlin” u prezantua një vitrinë magjepsëse e pasurive kulturore të Shqipërisë nën sloganin “All Senses”.
Elementet kryesorë të prezantimit të Shqipërisë përfshinë një udhëtim kinematografik nëpër Shqipëri, performanca live me “Shkodra Elektronike”, përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2025, muzikë tradicionale të njohur nga UNESCO dhe performanca të vallëzimeve tradicionale shqiptare nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve.
Pas ceremonisë, të ftuarit shijuan specialitetet shqiptare të kulinarisë.
Shqipëria si vendi i nderit i ITB Berlin 2025 prezanton evente, diskutime dhe përvoja gjithëpërfshirëse nën sloganin “All Senses” në panairin që përfundon më 6 mars.
Shqipëria do të prezantojë trashëgiminë e saj të pasur natyrore e kulturore në tre ditët e këtij panairi global të turizmit. Nën sloganin “Albania All Senses”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë do të prezantojë buqetën e ofertave turistike të vendit. Përmes një axhende të pasur, Shqipëria do të përpiqet të përfshijë të gjithë pjesëmarrësit e këtij panairi t’i bashkohen një udhëtimi gjithëpërfshirës përmes larmisë së ofertave, një programi të zgjeruar eventesh, performancash dhe aktivitetesh.
TË TJERA NGA CGTN
- 1
Presidenti Begaj në samitin e Sofjes: Angazhim i përbashkët përballë kërcënimeve dhe sfidave
- 2
Zyrtari i Këshillit të Europës: Shqipëria në BE, prej punës dhe reformave
- 3
Kryeministri Rama: Shqipëria ka vetëm një zgjidhje dhe një plan, Bashkimin Europian
- 4
Kryenegociatorja e BE-së: Shqipëria çdo ditë e më pranë anëtarësimit në familjen europiane