Ma Weidu planifikon t'ia lërë koleksionet e tij shoqërisë. "Nuk është një gjë e mirë që t'ua lë pasardhësve. Reliktet janë pasuri të shoqërisë, kurse ne koleksionistët jemi vetëm mbajtës të përkohshëm."
Ma Weidu e quan veten si "person me entuziazëm dhe forcë të madhe vullneti", ndërsa një mik e vlerëson si "person me shumë njohuri".
Për të siguruar relikte të vërteta, Ma Weidu ka studiuar shumë libra teorikë dhe ka vëzhguar shumë objekte të lashta.
"Koleksionistët e thjeshtë, në radhë të parë duhet të kenë përgatitje teorike, pastaj t'i praktikojnë brenda mundësive dhe më e rëndësishmja është largimi nga lakmia."
Në Kinë sendet e lashta quhen "lojërat e të rriturve", që u japin njerëzve gëzim të madh shpirtëror. "Sot është shumë më ndryshe. Shumë koleksionistë i kushtojnë rëndësi vetëm fitimit material. Në fakt, prapa sendeve të lashta fshihen njohuri të pafund."
Ma Weidu tha se krijimi i muzeut nuk ka për qëllim zhvillimin e kulturës së lashtë. "Vetëm dëshiroj që pasardhësit ta dinë që kombi ynë ishte aq i shkëlqyeshëm dhe kishte një civilizim aq të madh." (Wang Lei) (Artan) 1 2 3
|