
"Në vitet `80 të shekullit të kaluar, pothuaj çdo njeri nxitonte të ndryshonte jetën e vet. Mirëpo unë nuk desha këtë, sepse isha i sigurt që me përparimin e shkencës e teknikës, këto produkte të reja patjetër do të jenë gjithnjë e më të lira, ndërsa sendet e lashta jo." Me Weidu, me flokë të thinjur, i tha këto në Muzeun e tij "Guanfu", që gjendet në periferinë e Pekinit. Ky muze 11-vjeçar quhet muzeu i parë privat në Kinë.
"Shumë njerëz mbanin qëndrim të ashpër e kritik ndaj kulturës tradicionale dhe kjo kritikë, që nisi nga fillimi i shekullit të 20-të, zgjati për 60-70 vjet."
Në fillim, edhe Ma Weidu mori një edukim të tillë. Mirëpo, kur preku me të vërtetë sendet e lashta, atij i lindi dyshimi. "Në libra shkruhet se në lashtësi, banorët e thjeshtë jetonin në vuajtje të madhe, por si shpjegohet që pikërisht këta njerëz përdornin porcelan aq të bukur? Ndërsa sot, kemi jetë aq të lumtur, pse përdorim vetëm porcelan të thjeshtë? Ka diçka që nuk shkon këtu."
"U jam kushtuar dëshmive dhe nuk i besoj krejtësisht dokumentet. Reliktet vetë janë dëshmi."

Ma Weidu ka mbajtur qëndrim dyshues. "Nuk besoj të gjitha që dëgjoj, duhet t'i vërtetoj vetë. Hyra në rrugën e koleksionimit për shkak të dyshimit. Me dëshmi të zbuluara njëra-tjetrës, kam dëshmuar të vërtetën e historisë."
Në moshën 11-vjeçare, Ma Weidu ndërpreu shkollimin si pasojë e fillimit të Revolucionit të Madh Kulturor. Ai punoi në fshat dhe në fabrikë, por nuk hoqi dorë në asnjë mënyrë nga leximi. Më vonë, me përpjekjet e veta ai botoi romane dhe u bë redaktor në një revistë shumë të famshme kineze. Ai ka qenë edhe skenarist i njohur për dhjetë vjet. Më në fund, ai u bë koleksionist.
Emri i muzeut të tij "Guanfu", në gjuhën kineze ka kuptimin "shikim i përsëritshëm". Në këtë muze me sipërfaqe prej 3500 metrash katrore, ekspozohen kryesisht porcelan dhe mobilie të dinastive Ming dhe Qing, të grumbulluara nga ai vetë.

"Muzeu duhet të jetë një vend ku gëzohet kultura. Shpresoj që njerëzit ta vizitojnë një muze shpesh, jo vetëm një herë."
1 2 3
|