
53-vjeçari Ma Weidu është një koleksionist i njohur privat kinez.
Kur ishte i vogël, Ma nuk e dinte ç'janë reliktet, por kishte kuriozitet të madh pse njerëzit e atëhershëm i prishnin objektet e lashta me një urrejtje aq të madhe. Atëherë, Kina ishte në Revolucionin e Madh Kulturor.
Sot, Ma Weidu ka krijuar muzeun e vet privat, ku demonstrohen reliktet më të bukura të grumbulluara nga ai gjatë 30 vjetëve.

"Kam parë nga afër zhvillimin e koleksionimit të relikteve në Kinë," thotë Ma Weidu. "Tani në Pekin në mëngjes, dy vende kanë më shumë njerëz. Njëri është sheshi 'Tiananmen', ku njerëzit ngrenë kokën për të parë flamurin kombëtar; ndërsa vendi tjetër është 'Panjiayuan', tregu më i famshëm i sendeve të vjetra në Pekin, ku njerëzit ulin kokën për të kërkuar thesare."
Sipas Ma Weidu-së, entuziazmi për koleksionin ka tri tregues: "Së pari, jeta e begatshme e banorëve të thjeshtë, së dyti, iniciativa dhe pranimi nga pala qeveritare dhe, së treti, botimi i shumë librave përkatës."
Në fillim të karrierës të tij të koleksionistit, Ma Weidu takoi rastin më të mirë, kur reliktet kishin çmime shumë të ulëta.
Në atë kohë ishte fillimi i reformës dhe hapjes, 30 vjet më parë, kur shumë njerëz shitën sende të lashta të familjes për të blerë aparate të modës, si televizorë, biçikleta, karrige të palosshme etj.
1 2 3
|