
Në vitin 1995, filmi artistik i drejtuar prej tij "Shangai Triad", u shpall kandidat për të fituar statujën e artë të "Oskarit" për operatorin më të mirë dhe u vlerësua nga revista amerikane "Kinematografia" si i pari ndër 10 filmat më të mirë botërorë në vitin 1995.
Në vitin 2002, ai drejtoi filmin artistik "Heronjtë", që ishte filmi i tij i parë me veshje të kohës së lashtë, ku ishin ftuar ylli i kongfusë Li Lianjie dhe ylli i kinematografisë Zhang Manyu. Të ardhurat nga shitja e biletave të këtij filmi në gjithë botën arritën 177 milionë dollarë amerikanë dhe në gusht të vitit 2004 ai zuri për dy javë me radhë vendin e parë për numrin e biletave të shitura. "Heronjtë" u paraqit si kandidat për fitimin e çmimit të globit të artë për filmin më të mirë në gjuhë të huaj në festivalin e 60- të kinematografik dhe televiziv të SHBA-së dhe kandidat për filmin më të mirë në gjuhë të huaj në edicionin e 75-të të "Oskarit".
Në vitin 2004, ai drejtoi filmin artistik "Shtëpia e kamave fluturuese". Të ardhurat nga shitja e biletave të këtij filmi në gjithë botën arritën 93 milionë dollarë amerikanë dhe filmi u paraqit si kandidat për të fituar statujën e artë për operatorin më të mirë në edicionin e 77-të të çmimeve "Oskar".
Në vitin 2006, filmi artistik i drejtuar prej tij "Mallkimi i luleve të verdha", me një shitje biletash prej 290 milionë juanësh në Kinë, shënoi rekordin e të ardhurave nga shitja e biletave në vend. Ky film u paraqit si kandidat për çmimin "Oskar" të kostumeve më të mira. Ky film është bashkëpunimi i parë midis regjisorit Zhang Yimou dhe aktores Gong Li pas vitit 1995. Këngëtari i njohur Zhou Jielun kompozoi për këtë film këngën "Skena me lule të verdha".
1 2 3
|