v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Sunday    Apr 13th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-10-28 17:34:33    
"Flamuri" i kinematografisë kineze

cri

Zhang Yimou, që lindi në qytetin Xian të Kinës Perëndimore, ka punuar e jetuar në fshat dhe ka punuar si punëtor në kombinatin shtetëror të tekstileve. Në vitin 1978 ai u pranua për të studiuar mjeshtërinë e operatorit në fakultetin e operatorisë të Institutit Kinematografik të Pekinit dhe u diplomua në vitin 1982. Ai dhe regjisorët e tjerë të njohur Chen Gaige, Tien Zhuangzhuang etj., kanë formuar "brezin e 5-të të kinematografisë kineze" dhe janë dëshmi e ndryshimeve 30-vjeçare të kinematografisë kineze.

Nga viti 1984 Zhang Yimou ka qenë operator i filmave "Një dhe tetë", "Toka e verdhë" etj., ndërsa në vitin 1987 ai filloi punën e regjisorit, duke bashkëpunuar 7 vjet me aktoren e njohur Gong Li. Ata quheshin si "partnerë të artë" dhe kanë nxjerrë së bashku filmat "Sorgumi i kuq", "Fenerët e kuq", "Historia e Qiu Jusë" etj. duke i çuar filmat kinezë drejt botës. Pastaj ai drejtoi edhe filmat e njohur në botë "Heronjtë", "Shtëpia e kamave fluturuese".... Jeta e tij është trazuar nga divorci dhe marrëdhëniet e dashurisë me femra të tjera. Ky kinez, që u vlerësua nga revista e përjavshme amerikane "The Times" si një nga 20 regjisorët më të mëdhenj të botës së sotme, ka qenë gjithmonë një "flamur" i kinematografisë kineze.

Qysh nga fillimi i punës si regjisor, ky yll i regjisë ka fituar çmime të panumërta, duke qenë edhe shumë herë pranë çmimit "Oskar".

Në vitin 1990, duke bashkëpunuar me regjisorin Ya Fengliang, Zhang Yimou drejtoi filmin artistik "Judou", ku shtjellohet një "dashuri e ndaluar". Po këtë vit, ky film u paraqit si kandidat për filmin më të mirë në gjuhë të huaj për çmimin e statujës të artë në edicionin e 63-të të "Oskarit.

Në vitin 1991, ai drejtoi filmin artistik "Fenerët e kuq". Ky film fitoi çmimin e luanit të argjendtë në festivalin e 48-të ndërkombëtar të kinematografisë në Venecie të Italisë dhe u paraqit si kandidat për fitimin e statujës së artë për filmin më të mirë në gjuhë të huaj në edicionin e 64-t të çmimeve "Oskar" në SHBA.

1 2 3
© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040