Foto:RTSH

Foto:RTSH

Ylber Sefa është fituesi i Rrethit të 79-të Çiklistik të Shqipërisë, njofton RTSh Sport. Në etapën e fundit, Gjirokastër – Fier, e gjatë 160.6 kilometra, çiklisti shqiptar ka rekuperuar 20 sekondat e avantazhit të rumunit Raileanu. Sefa e ka prerë i pari finishin në kohën 2h24’10”. Kurse si ekip fitues u shpall kombëtarja e Shqipërisë me kohën e përgjithshme 48h26’37”. Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, është gara e 3-të më e vjetër çiklistike në Evropë. Për të katërtin vit radhazi, ai është pjesë e kalendarit ndërkombëtar të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit. Skuadrat dhe çiklistët pjesëmarrës në këtë edicion, nga të cilët shumica ishin të huaj, përgjatë 5 ditëve të tij përshkuan 728 km.