Tirana ka ngritur trofeun e 26-të të fituesit të Kampionatit Shqiptar të Futbollit. Një sukses i arritur në derbin me Partizanin, u festua pas ndeshjes me Kukësin, duke ndezur atmosferën në stadiumin “Selman Stërmasi”, në Tiranë.
Një rrugë e gjatë e përshkuar në mënyrën më të mirë të mundshme nga trajneri Orges Shehi dhe të besuarit e tij, të cilët meritojnë të festojnë, shkruan “RTSH”.
Pas ceremonisë zyrtare të dorëzimit të trofeut, ishte radha e mbrëmjes festive me shumë të ftuar specialë, që i dhanë një tjetër dimension festës bardheblu. Artistë të njohur të kryeqytetit e bënë akoma më të veçantë mbrëmjen festive të titullit të 26-të të bardhebluve. (Irma)