Java e 14-të e kampionatit shqiptar do të sjellë të tjera sfida shumë interesante.Sipari ngrihet të premten me përballjen Dinamo-Vllaznia.Të shtunën luhet një përballje direkte për mbijetesë mes Skënderbeut dhe Kastriotit.E diela nis ne oren 13:45 me perballjen Egnatia-Laçi.Këta të fundit po kalojnë një ecuri shumë pozitive dhe do të provojnë të mbajnë të njëjtin ritëm rezultatesh. Në orën 16:45 do të luhet një nga sfidat më të bukura të kësaj jave, Kukësi-Partizani.Të kuqtë e Ilir Dajës po zhvillojnë një kampionat me shumë ulje-ngritje, dhe ky do të jetë një test për të treguar forcën reale të Partizanit.Java do të mbyllet të dielën në orën 19:45 me kryendeshjen Tirana-Teuta.Bardheblutë do të kërkojnë tre pikët ndaj kampionëve në fuqi, për të forcuar pozitat në krye të rënditjes.

Liga Unike, fitojnë kampionët në fuqi, Peja dhe Prizreni

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore edhe në javën e 6-të të Ligës Unike duke mundur në transfertë Tirana Neptun me rezultatin 71:103. Tek Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 23 pikë e gjashtë asistime, Gëzim Morina me 14 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime, si dhe Erjon Kastrati me 22 pikë e gjashtë kërcime. Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Teutës së Durrësit me rezultat 109:97. Peja ka shënuar fitore në transfertë ndaj Vllaznisë së Shkodrës me rezultat 76:101. Peja deri në këtë pikë të sezonit numëron katër fitore dhe dy humbje, ndërsa Vllaznia një fitore dhe pesë humbje.

Volejboll, Erzeni mund Partizanin

Janë luajtur fundjavën që lamë pas ndeshjet e ditës së dytë të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, të vlefshme për Grupin B. Skuadra e Erzenit fitoi 3-1 ndaj Partizanit, duke udhëhequr i vetëm renditjen. Shijakasit fituan 25-23 setin e parë, ndërsa kryeqytetasit replikuan duke fituar 26-24 të dytin. Më pas Erzeni mori përsëri komandën e lojës duke fituar 25-22 setin e tretë dhe 25-13 atë të katërt. Në takimin tjetër, Teuta fitoi 3-2 ndaj Elbasanit jashtë fushe, në një ndeshje me emocione. Teuta doli dy herë përpara, duke fituar setin e parë e të tretë (25-23, 25-19), ndërsa Elbasani reagonte duke fituar atë të dytë dhe të katërt (25-20, 25-21). Mjaft i bukur seti final, fituar nga durrsaket 16-14 në pikët shtesë, duke marrë dy pikët e para në grup.

Konfirmohen 2 sportistë kinezë për Lojërat Olimpike Dimërore

Dy herë kampionët e botës Sui Wenjing dhe Han Cong u konfirmuan për të përfaqësuar Kinën në garën e patinazhit artistik të çifteve në Lojërat Olimpike Dimërore 2022. Lista e Kinës për meshkuj dhe femra do të vendoset pas pesë raundeve kualifikues të planifikuara midis 16 dhjetorit dhe 22 janarit 2022, sipas një deklarate të botuar nga Qendra e Menaxhimit të Sporteve Dimërore të Kinës. Dy herë medalisti i bronztë i botës Jin Bojang, veterani Jan Han dhe Çen Judong janë kandidatët për tu kualifikuar në rradhët e meshkujve, ndërsa Çen Hongyi dhe patinatorët e natyralizuar Zhu Ji dhe Eshli Lin do të konkurrojnë për vendet bosh në rradhët e femrave.

Zhou Guanyu e mbyll sezonin në vendin e tretë në Formula 2

Pas nënshkrimit të kontratës për të garuar sezonin e ardhshëm në Formula 1,piloti kinez Zhou Guanyu e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme me një fitore dhe një vend të dytë, garën e fundit të tij në Formula 2.Në cirkuitin Yas Marina të Abu Dhabit,Zhou mori vend të parë në sprintin e dytë.Piloti kinez e mbylli në vendin e tretë këtë sezon. Titulli i këtij sezoni në F2 i shkoi australianit Oscar Piastri, me Robert Shwartzman nga Rusia që përfundoi përpara Zhou në vendin e dytë. Zhou tashmë ka siguruar një vend në F1 vitin e ardhshëm, pasi nënshkroi kontratën me skuderinë Alfa Romeo ku do të ketë shok skuadre Valtteri Bottas. Piloti nga Shanghai është i vetmi në mesin e pilotëve të këtij viti të F2, që ka siguruar një vend në Formula 1 për sezonin tjeter.

Max Verstappen është mbreti i ri i Formula 1

Max Verstappen është kampioni i ri i Botës në Formula 1. Në moshën 24-vjeçare, Verstappen i jep fund hegjemonisë së Lewis Hamilton, i cili në fakt e mendoi të sigurtë titullin numër tetë në karrierë. E gjitha kjo sepse britaniku ishte në udhëheqje të garës deri në xhiron e fundit në pistën e Yas Marina në Abu Dhabi. Kur dukej si një fitore e sigurt e Hamilton, Latifi u përplas në një duel me Schumacher dhe detyroi Safety Car të hynte në pistë gjashtë xhiro nga fundi. Verstappen e shfrytëzoi këtë moment për të ndryshuar gomat, ndërsa Hamilton qëndroi në pistë me shpresën se gara do të mbyllej nën regjimin e makinës së sigurisë. Por, ajo u largua një xhiro para fundit dhe Verstappeni aq i mjaftonte për të dhënë maksimumin dhe me gomat më në formë, parakaloi britanikun.Hamilton provoi deri në fund të kundërpërgjigjej, por holandezi u mbrojt në perfeksion dhe ia doli të shpallej kampion i Botës. Pas garës Hamilton dha intervistën e zakonshme ku ndër të tjera uroi edhe Verstappen për titullin kampion: “Jam shumë krenar për atë që kemi bërë këtë vit, urime Maxit dhe ekipit të tij, e merituan. Ne u përpoqëm, ekipi punoi shumë dhe ishte një nga sezonet më të ndërlikuara”.

Gabon Milani, Interi ngjitet në krye të Serie A

Interi është ngjitur në krye të Serie A. Zikaltrit nuk e shpërdoruan rastin e artë dhe mposhtën thellë Cagliarin me rezultatin 4-0. Kështu, Interi ngjitet në kuotën e 40 pikëve, një më shumë se Milani dhe merr kreun e Serie A në javën e 17-të. Ekipi i Piolit barazoi me rezultatin 1-1 në Dacia Arena kunder Udineses. Golin e parë të takimit e shënoi portugezi Beto në minutën e 17- të. Milani më pas u përpoq të kthente rezultatin në favor, por në asnjë tentativë topi nuk po hynte në rrjetë. Megjithatë, goli erdhi vetëm në minutat e fundit të takimit me të përhershmin Zlatan Ibrahimovic.Akoma më surprizues rezultati I Napolit që bëri një hap falls të paparashikuar duke u mundur 0-1 në shtëpi nga Empoli.Atalanta mundi në transfertë 2-1 Veronën dhe u ngjit në vendin e tretë. Juventusi zhgënjeu sërisht pasi nuk ia doli dot të dalë me tre pikët nga ndeshja kundër Venezias. Në sfidën që u mbyll me rezultatin 1-1, Zonja e Vjetër nuk e mbajti dot avantazhin e pjesës së parë me Moratën.

Premier Ligë,Manchester City dhe Liverpool ecin me hapa të sigurtë

Manchester City mori fitoren e 6-të radhazi në kampionat dhe konsolidon pozitat në krye të renditjes së Premier Ligës angleze.Të besuarit e Guardiolës kanë mposhtur 1-0 Wolverhampton në “Etihad Stadium” me një gol të Sterling me penallti.Liverpool nuk humb terren në luftën për titull pasi mposhti minimalisht me rezultatin 1-0 ekipin e Aston Villa. Golin e vetëm në Anfield e shënoi Mohamed Salah me anë të një 11-metërshi. Chelsea ka fituar me vuajtje fal penalltisë në minutën e fundit ndaj Leeds. Blutë e Londrës fituan me rezultatin 3-2 një takim shumë të vështirë ku u deshën dy 11-metërsha për të marrë 3 pikët. Dy fitore në dy ndeshje për Ralf Rangnick në stolin e Manchester United në Premier League, të dyja me të njëjtin rezultat. “Djajtë” mposhtën me rezultatin minimal 1-0 modestët e Norwich në javën e 16-të të Serie A.Ishte Cristiano Ronaldo ai që vendosi takimin në minutën e 75-të me një 11-metërsh. Fitore ka gjetur edhe Arsenal ndaj Southampton me rezultatin e pastër 3-0.

Reali fiton derbin e Madridit dhe konsolidon vendin e parë

Reali i Madridit fitoi 2-0 derbin kundër Atleticos, në një sfidë ku skuadra e Carlo Ancelottit shënoi nga një gol për pjesë, për të marrë maksimumin e pikëve, duke konsoliduar pozitën në vendin e parë të LaLigës.Benzema dhe Asensio ishin autorët e golave për Los Blancos. Kështu, Reali thellon diferencën me rivalët e qytetit në 13 pikë. Ata forcojnë pozitat në vendin e parë në kuotën e 42 pikëve, tetë më shumë se Sevilla që është ndjekësi më i afërt i galaktikëve.Ndërkohë për rivalët e perjetshëm të Barcelonës nuk kanë fund problemet. Pas skualifikimit nga Champions League, katalanasit kanë barazuar në LaLiga me Osasuna me rezultatin 2-2. Golat e dy talentëve Nico dhe Ezzalzouli nuk mjaftuan për Xavin që të dilte me tre pikë.

Bundesliga,Bayerni përfiton nga gabimi i Dortmundit

Bayern Munich ka triumfuar me përmbysje 2-1 kundër Mainz dhe ka shfrytëzuar barazimin e Borussia Dortmund për ta çuar në gjashtë pikë diferencën me rivalët e vendit të dytë.Bavarezët u befasuan në minutën e 22-të nga Onisiwo dhe nuk u pajtuan me rezultatin. Coman barazoi në fillim të pjesës së dytë, kurse Musiala gjeti më pas golin e fitores.Dortmund barazoi 1-1 me Bochum. Polter me penallti kaloi në epërsi skuadrën vendase, ndërsa pesë minuta nga fundi ishte Brand ai që shmangu humbjen e Borussia Dortmund.Gjeti fitoren kete jave RB Leipzig, që mundi me rezultatin 4-1 Borussia M’Gladbach.

Ligue 1, Psg mund Monacon

PSG ka arritur një fitore ndaj Monaco dhe e ka rikthyer ekipin nga principata tek humbja pas katër ndeshjesh. Në javën e 18-të të Ligue 1, parisienët fituan me rezultatin e pastër 2-0.Siparin e golave e hapi Mbappe në minutat e para të takimit me anë të një 11-metërshi. Ishte përsëri Mbappe që dyfishoi gjithçka dhe shënoi edhe golin e tij të dytë personal. Në ndeshje të tjera, Lille dhe Lyon u ndalën në një barazim pa gola, ndërsa Marseillë fitoi 2-0 në transfertë ndaj Strasbourg.

Shorti i Championsit me fat për skuadrat italiane

Është hedhur shorti për fazën e 1/8 te Champions League në Nyon të Zvicrës, ku nuk do të mungojnë supersfidat midis klubeve të mëdha të Europës. Shorti na dhuroi përplasje “titanësh” dhe sigurisht bashkë me to edhe spektakël të garantuar.Kështu, golgat kanë shmangur ekipet më të vështira në letër për ekipet italiane, me Interin që shorti i rezervoi një sfidë ndaj Ajaxit. Ekipi tjetër italian, Juventusi do të ketë përballë Sportingun e Lisbonës.Spektakli garantohet sidomos në sfidën Bayern Munich-Atletico Madrid që u rezervua nga shorti i Nyonit, njësoj si në sfidën tjetër PSG-Manchester United ku do të kemi një përballje midis Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.Liverpool do të përballet me Salzburgun, ndersa Chelsea kampioni në fuqi i Europës do të përballet ndaj Lille.Një ndeshje e lehtë në letër për Real Madridin që do të përballet me Benfikan, ndërsa Manchester City do të përballet me spanjollët e Villarreal.

NBA, Utah gjen fitoren e shtatë rradhazi,zhgënjen Golden State

Utah Jazz arrin të kalojë me sukses edhe transfertën e vështirë përballë Washingtonit dhe merr fitoren e 7-të radhazi në kampionat. Zhgenjejne Steph Curry dhe Golden State, që u mposhtën nga Philadelphia 102-93. Denveri ka dominuar të gjithë sfidën përballë San Antonios dhe ka marrë një fitore të çmuar në transfertë 112-127. Miami ndal vrullin e Chicagos, duke e mposhtur 118-92.Takimet e tjera prodhuan këto rezultate: Cleveland Cavaliers-Sacramento Kings 117-103 ,Memphis Grizlies-Houston Rockets 113-106,Los Angels Clippers-Orlando Magic 106-104.

Ufc 269 solli emocione të forta, Oliveira mund Poirier

Eventi i fundit i Ufc për këtë vit dhuroi emocione të mëdha dhe surpriza.Charles Oliveira mbrojti titullin kampion në peshën e tij duke mposhtur me “submission” në raundin e tretë Dustin Poirier,i cili nisej si favorit.Kjo është fitorja e dhjetë rradhazi për Oliveirën, i cili mbrojti për herë të parë titullin botëror që e mori në përballjen kundër Michael Chandler.Surpriza e madhe erdhi nga Juliana Penna që mundi Amanda Nunesin,sportisten më të madhe të të gjitha kohërave në këtë sport.Nunes dorëzoi një nga dy titujt e saj duke mos qenë në nivelin e paraqitjeve të mëparshme.Eventi i rradhës Ufc270,do të sjellë në Janar dy duele titulli,Moreno-Figueredo dhe Ngannou-Gane.