Manchester United mori një nga disfatat më të mëdhaja në histori,dhe këtë ja shkaktoi rivali i përjetshëm Liverpuli.Skuadra e Klop është shndërruar në një makineri golash dhe padyshim është skuadra më në formë në Evropë.Humbja 0-5 ka tronditur ambientin tek “djajte e kuq” me një disfatë të vështirë për tu kapërdirë.Chelsea ka mposhtur me rezultatin e thellë 7-0 Norwich në javën e nëntë të Premier League. Ekipi i Tunchel, arriti fitoren e shtatë këtë kampionat duke mbajtur edhe kreun e renditjes.Manchester City ka bërë detyrën ndaj Brighton duke e mundur me rezultatin e thellë 4-1. Kampionët në fuqi e dominuan lojën përgjatë gjithë takimit duke mos i dhënë asnjë shpresë ekipit kundërshtar.