Volejbollistja Erblira Bici e ka nisur volejbollin që në moshën 10 vjeçare në qytetin e Gramshit në vitin 2005, por arriti majat në Europë, duke fituar Champions League me ekipin italian të Novarës. Në moshën 15 vjeçare Erblira luajti për ekipin e Tiranës, duke hedhur hapin e saj të madh drejt këtij sporti. Paraqitja e saj në kampionatin shqiptar ishte në vitin 2010 me KV - Tirana, në të cilën qëndroi për tre vite, duke fituar dy herë Kupën e Shqipërisë në kampionatin e sezonit 2012–2013. Më pas ajo nënshkroi kontratë me Barleti Volley, me të cilët fitoi tre kupa kombëtare dhe tre kampionate për tre vite të tjera ku në vitin 2014 volejbollistja luajti ndeshjen e parë me ekipin kombëtar.
Erblira me koleget
Dy vite më vonë në 2016 Erblira u transferua në Itali, në ekipin “Pallavolo Mondovi”, në Serie A2, ku qëndroi për dy vjet. Në VOLE Volley të Novarës në Serie A1 në vitin 2018 volejbollistja Erblira Bici fitoi Kupën e Italisë për për atë vit, si dhe Ligën e Kampionëve, duke u bërë kështu lojtarja e parë shqiptare që fiton këtë trofe.
Erblira Bici me trofeun