UEFA ka bërë zyrtare axhendën e finaleve të Champions League për 4 vitet e ardhshme. Qeveria e futbollit europian ka përcaktuar stadiumet që do të presin tifozët dhe ekipet finaliste të kompeticionit më prestigjoz për klube në kontinent. Vitin e ardhshëm rrugëtimi përfundon në Rusi, teksa impianti “Gazprom Arena“ në Shën Petersburg do i urojë mirëseardhjen finales së Champions League. Ndërkohë në vitin 2023 trofeu shkon në Stamboll të Turqisë,në stadiumin “Ataturk” i cili kishte të drejtën e organizimit në vitin 2020, por finalja u zhvendos në Portugali për shkak të pandemisë. Finalja e vitit 2024 do të luhet në mitikun “Wembley” të Londrës I cili mirëpriti edhe finalen e Euro 2020. Në “Alianz Arena” të Mynihut do të luhet finalja e Championsit në vitin 2025.