Marin Meksi është një ndër të rinjtë e njohur në kryeqytetin shqiptar. Si kampion në sportin e “Bodybuilding” Marini ruan një marëdhënie strikte me jetën, duke iu përmbajtur jetës njësoj si sportit. Ai njeh mirë historinë e familjes, duke hulumtuar tek ajo dhe duke u krenuar çdo ditë e më shumë. Nëna e Marinit është shkrimtarja e njohur shqiptare Mira Meksi. Aktualisht Marini punon si diplomat në Zvicër.
Marin kur ju e pyesni veten për të tjerët, “Kush jeni ju”?
Marin Meksi: Brenda modestisë dhe përtej asaj veshjes së jashtme, unë jam përpjekur si Marin që gjithmonë të udhëhiqem nga parimet bazë.
Në këtë kuptim unë ndjek disa shina, siç është besimi në Zot, komb, familje dhe drejtësi universal. Në momentin që ti i ndjek këto shina e ke shumë të thjeshtë të kuptosh që je thjesht një misionar, që je i orientuar mirë për disa gjëra. Ky jam unë në udhëtimin tim në jetë.
CMG: Duke qenë diplomat, në çfarë faze gjendet Shqipëria në optikën tuaj?
Marin Meksi: Shqipëra ka qenë është dhe do të jetë pjesë e Europës, si gjeografikisht ashtu edhe po ta historizojmë. Shqipëria ka dhënë kontribut të madh në këtë continent, duke nisur që në mesjetë. Sigurisht ka një traditë të gjerë europiane si një vend postkomunist me një tranzicion të gjatë. Ka pasur shumë sfida, por populli ynë ka treguar shumë forcë dhe vendosmëri. Ne jemi një popull shumë vital me hapa shumë progresivë.
CMG: Si e ndani kohën me veten dhe cilat jane vendimet më të vështira tuajat?
Marin Meksi: Unë besoj tek pjesa e “destinit” (fatit). Unë besoj që gjërat janë të shkruara. Besoj tek një energji e universit. Momentet decizive i zgjidh nëpërmjet shtyllave të mia në jetë, që shpesh nuk ndryshojnë në rezultat, pasi besoj që gjërat vërtet janë të shkruara.
Destini është i përcaktuar ndaj nuk më është dashur shumë të marr vendime decisive, sepse ju besoj instikteve të udhëhequra nga një logjikë universale.
CMG: Jehona e gabimeve sa ua ndryshon drejtimin?
Marin Meksi: Padyshim që çdo njeri gabon. Megi, edhe po të kthehemi në retro e të themi: “Ah sikur të kisha bërë diçka ndryshe!” mendoj se rezultati do ishte i njejtë. Suksesi që ne pretendojmë në të tashmen është falë një rruge në të kaluarën.
CMG: Gjurmët që ka lënë familja juaj tek ju?
Marin Meksi: Familja sigurisht është një nga ato: “4 shtyllat” që unë drejtohem në jetë! Unë në bazë edhe të pasionit tim për historinë shkoj përtej familjes së prindërve. Studioj heraldikën shqiptare dhe gjej në arkiva apo kadastra të ndryshme të dhëna historike. Kam zbuluar rrënjët e familjes sime, të cilat datojnë këtu e gati njëmijë vjet më parë. Ajo ka qenë një familje elitë europiane,me kontribut të jashtzakonshëm, në prijës e gjeneralë deri tek drejtuesit teologjikë, artistë, sportistë e filantropë.
Kjo familje ka ndikim në shtetformim e deri në Luftën Nacional çlirimtare. Këtu përmend Sofo Meksin, Prokop Meksin që në momentin e përjetësimit të tij si dëshmor çeta partizane mori emrin e tij.
I them këto për t’i dhënë një lloj force mendimit dhe përgjegjësisë.
Në momentin e ndikimit të familjes të drejtpërdrejtë, por dhe një pjesë që vazhdon si forcë zakoni në pinjollët e familjeve shqiptare që rrjedh respekti për të marrë vendime brenda atyre katër shtyllave që unë thashë më sipër.
CMG:Si ndiheni që njhni rrënjët tuaja?
Marin Meksi: Mendoj si një detyrim ndaj brezave për t’u njohur me veprat e tyre. Vjen si përgjegjësi dhe si detyrim që ti të vazhdosh aq sa ke mundësi, por gjithmonë duke ju referuar të shkruarës, duke projektuar të ardhmen
CMG:Cilat janë tiparet që nuk kanë ndryshuar kurrë tek ju dhe ato të cilat janë përmirësuar me kohën?
Marin Meksi: Karakteri lind dhe është i formatuar dhe ardhur tek ne që në momentet e para të lindjes. Edhe pse Gjenetika është jo shumë e eksploruar, sërish i besoj ADN së. Ti plotësohesh si tipar karakterial që në lindje. Elemente të tjera që sa vijnë dhe përtshtaten me kohën me momentet është pjesa e forcës që në momente të jetës bëhemi më të fortë.
Këtë ndryshim unë e lidh me vetëreagimin e mendjes, trupit dhe shpirtit në momente të caktuara ndaj një sulmi apo vështirësie, nëse do e quajmë ndryshim. Ndërkohë në momente të qeta unë besoj në reagim ndaj fenomenit.
CMG: Nëse jeta do ishte plastelinë çfarë formë do merrte?
Marin Meksi: Trekëndësh nëse do e formëzoja, padyshim edhe në aspketin spiritual do ta lidhja me trinomin “Ati, Biri dhe shpirti i shenjtë. Në aspektin më laik dhe filozofik do e lidhja me pjesën e lirisë, vëllazërisë dhe barazisë. Do e quaja dhe si cikël sepse çdo gjë ka një fillim dhe një fund. Dua ta lidh edhe me hierarki sepse respektimi i asaj si ajo e familjes pasi aty është baza, gjithashtu edhe respektimi i institucioneve është shumë i rëndësishëm.
CMG: Jeta është një proces, në çfarë procesi jeni tani?
Marin Meksi: Mendoj që jam në procesin e dhënies.
Çdo gjë është relative edhe pse mosha ime është shumë e re unë kam marrë shumë , kam nxënë shumë dhe mendoj që në bazë të eksperiencës jam në fazën e qetë reflektuese, por edhe dhënëse në kuptimin për ta ndarë këtë eksperiencë që unë kam pasur në jetë.
CMG: Si ju vjen në memorie fëmijëria?
Marin Meksi: Kam pasur një fëmijëri shumë të bukur.
Ka qenë e shkurtër si fëmijëri, por e gjatë në proces vetëm se isha pak si “i irritur para kohe”, sepse jam shoqëruar me shokët e babait.
Kjo ka të mirat e saj, por dhe anët jo të mira. Madje edhe fizikisht kjo ishte arsyeja pse u mora me sport, për t’u rritur për t’u ndier i rritur. Sigurisht rol shumë të rëndësishëm ka pasur gjyshja ime, e cila ishte mësuese dhe ajo mbulonte pjesën e edukimit tim. Pastaj, nëna dhe babai me dashuri të madhe.
CMG: Shëndeti juaj në mendje, çfarë do rekomandoni për lexim?
Marin Meksi: Unë jam një libërdashës dhe vetëm energjia e të prekurit të librit të jep energji. Do rekomandoja librin fizik. Libri është një dritare e informacionit që ti merr, apo horizontin që hap apo pjesën shpirtërore që të krijon. Shpesh të duket sikur gjen veten në rreshta dhe e njeh më mirë botën. Unë jam fans i letërisë shqipe si asaj bashkëkohore dhe asaj tradicionale por adhuroj edhe letërsinë e Amerikës Latine, që është e jashtëzakonëshme.
Intervistoi M. Latifi