Finalja e Euro 2020 mund të mos luhet në Londër në 11 korrik. Është një hipotezë që e hedh The Times, që flet për një kërcënim të Uefa-s dhe një zhvendosje të mundshme të ndeshjes në Hungari, një lajm ky që nuk është konfirmuar nga burime të Uefa-s. Kërcënimi i organizmit europian të futbollit ka të bëjë me prezencën e 2 500 personave VIP për finalen e madhe. Bëhet fjalë për drejtues të Federatës europiane dhe të Fifas, të sponsorëve e drejtuesve të Federatave apo gazetarë televizionesh, që sipas rregullave aktuale në Mbretërinë e Bashkuar, mund të kenë akses në ndeshje vetëm pas 10 ditësh vetëizolimi.Hungaria eshtë zgjedhja e parapërcaktuar, pasi aty kufizimet janë shumë më të vogla, dhe në Budapest do të luhej me një stadium plot, ndryshe nga Wembley ku kapaciteti i përcaktuar për gjysmëfinalet dhe finalen për momentin është ende në 50%.