[Foto nga VCG]
Pothuajse 80.000 zyrtarë olimpikë, gazetarë dhe stafi mbështetës pritet të mbërrijnë në Tokio në korrik, sipas raporteve të mediave në Japoni, ndërsa organizatorët vazhdojnë me planet për të mbajtur Lojërat pavarësisht kundërshtimit të madh publik në vendin pritës për shkak të pandemisë.
Rreth 79.000 persona pritet të mbërrijnë nga përtej detit për të marrë pjesë në Olimpiadën e Tokios, shkruajnë mediet vendase, citon “Reuters”.
Kjo shifër është rreth gjysma e numrit të pritur para se pandemia e koronavirusit të detyronte shtyrjen e Lojërave vitin e kaluar dhe vjen pasi organizatorët kërkuan nga komitetet olimpike kombëtare dhe federatat e sporteve të ulnin numrin përbërës të delegacioneve të tyre. (Irma)