Foto nga VCG
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO) Thomas Bach shprehu besimin se Pekini është gati për Lojërat Olimpike Dimërore 2022.
Bach tha se përgatitjet teknike për Pekinin 2022 janë jashtëzakonisht të shkëlqyera, citon “Xinhua”.
“Të gjitha impiantet janë përfunduar. Pavarësisht nga sfidat e shumta të pandemisë së koronavirusit, tashmë mund të themi me shumë besim se komiteti organizues është gati, i gatshëm të mirëpresë dimrin më të mirë sportiv në botë për këtë festë globale të sportit”, -tha Bach.
“Përgatitja për dy edicione të Lojërave Olimpike do të vazhdojë të jetë sfiduese për shumë arsye të ndryshme në muajt e ardhshëm të këtij viti të jashtëzakonshëm Olimpik”, -shtoi ai. (Irma)