Organizatorët e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 publikuan të martën versionin e shtatë të kalendarit të kësaj veprimtarie.
Megjithëse versioni më i fundit u shpall pas miratimit nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ai përsëri mund të ndryshohet.
Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 janë planifikuar të zhvillohen nga 4 deri më 20 shkurt 2022. Ato do të përfshijnë shtatë sporte, 15 disiplina dhe 109 ndeshje e gara.
Krahasuar me "Pyeongchang 2018", shtatë gara të reja janë shtuar në programin e "Pekin 2022", duke përfshirë monobobin për femra, stafetën e përzier ekipore të patinazhit në pistë të shkurtër, kërcimin me ski ekipor të përzier etj.
Sipas kalendarit, gara e kërlingut dysh të përzier do të jetë e para që do të zhvillohet, duke filluar më 2 shkurt, dy ditë para ceremonisë së hapjes. Ndeshjet dhe garat e hokejit në akull, kërlingut, patinazhit artistik dhe vallëzimit në akull do të zhvillohen në ditën e ceremonisë së hapjes, ndërsa dita e ceremonisë së mbylljes përmban finalet e hokejit në akull për meshkuj, kërlingut për femra etj.
Patinazhi në pistë të shkurtër do të ketë gjashtë ditë konkurrimi. Pesë nga 12 garat e patinazhit artistik do të organizohen natën. (Artan)