Futbolli evropian rinisi ndeshjet ndërkombëtare këtë javë me fillimin e sezonit të ri të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Në një takim të shumëpritur, Spanja arriti një barazim 1-1 ndaj Gjermanisë me një gol në fund të ndeshjes nga Jose Gaya.
Mbrojtësi i "Valencias" shënoi në minutën e 95-të, me thuajse goditjen e fundit të ndeshjes, duke barazuar golin e Timo Werner-it për të zotët e shtëpisë.
Skuadra gjermane pothuajse luajti pa lojtarë të "Bajernit" të Mynihut, pas triumfit të bavarezëve në Ligën e Kampioneve muajin e kaluar.
Ndërkohë Uellsi e filloi Ligën e Kombeve me një fitore 1-0 ndaj Finlandës, Zvicra humbi 2-1 me Ukrainën, ndërsa Rusia mundi Serbinë 3-1. (Artan Goga)