Tenisti Benua Per (Benoit Paire) është tërhequr nga "US Open", që pritet të fillojë sot, pasi doli pozitiv në testin për COVID-19.
Francezi nuk ka shfaqur simptoma, por tani duhet të izolohet për 10 ditë.
Tenisti austriak Dominik Tim (Dominic Thiem) thotë se nuk është i befasuar nga lajmi:
"Ka kaq shumë njerëz të përfshirë në këtë turne dhe mundësia që dikush të jetë pozitiv është shumë e lartë. Prandaj, i uroj gjithë të mirat Benuasë dhe shpresoj që askush tjetër të mos jetë pozitiv. Kjo është gjëja më e rëndësishme".