Në futbollin evropian, "Arsenali" fitoi Kupën FA në Angli për një rekord prej 14 herësh me një fitore dramatike 2-1 ndaj "Çelsit" në finalen e së shtunës.
Pierre-Emerick Aubameyang shënoi dy herë, duke përmbysur disavantazhin 1-0 dhe duke u dhënë "topçinjve" titullin e tyre të vetëm të sezonit.
Në Itali, "Juventusi" ngriti për të nëntën herë radhazi kupën e kampionit të "Serie A" të shtunën, me gjithë humbjen brenda fushe 3-1 ndaj "Romës".
"Zonja e vjetër" e fitoi titullin falë vetëm një pike epërsi ndaj "Interit", që siguroi vendin e dytë me një fitore 2-0 ndaj "Atalantës" së vendit të tretë në javën e fundit. (Artan Goga)