Në "Premier Ligën" angleze, "Çelsi" humbi në derbin e Londrës kundër "West Ham"-it në minutat e fundit.
Goli i Andriy Yarmolenko-s në minutën e 89-të i dha "West Ham"-it fitoren 3-2 dhe rriti shpresat e ekipit për të shmangur rënien nga kategoria.
Humbja e la "Çelsin" e vendit të katërt vetëm dy pikë para "Manchester United"-it në garën e tyre për një vend në Ligën e Kampioneve.
Gjithashtu të mërkurën, Arsenali fitoi me "Norwich"-in 4-0, duke u ngjitur në vendin e shtatë në tabelë.
Ndërkohë, në Itali, "Interi" i Milanit arriti një fitore tenistike 6-0 me "Breshian", duke konsoliduar vendin e tretë në "Serie A".
"Milani" arriti një barazim 2-2 me SPAL-in, teksa ishte fillimisht në disavantazh 0-2.