Rekordmbajtësi botëror në maratonë Eliud Kipchoge thotë se i mbështet sportistët që të flasin kundër racizmit pas vdekjes së George Floyd-it në Minesota:
"Kam ndjekur atë që po ndodh në ShBA dhe në mbarë botën. Mendoj se është një ditë e trishtuar për të gjithë botën. Personalisht punoj për promovimin e familjes njerëzore, që të gjithë ne të bëhemi një familje njerëzore, sepse kjo është mënyra e vetme për të shijuar botën ".
Kipchoge u kthye në atdheun e vet Kenia në fillim të pandemisë dhe thotë se ka qenë duke u stërvitur i vetëm që nga ajo kohë.
Sportistët, përfshirë LeBron James, Kylian Mbappe dhe Lewis Hamilton, kanë postuar mesazhe kundër racizmit në mediat sociale.
Ndërkohë, Shoqata Gjermane e Futbollit thotë se nuk do të ndërmarrë veprime disiplinore ndaj Achraf Hakimit, Jadon Sancho-s dhe lojtarëve të tjerë që treguan mbështetje ndaj Floyd-it gjatë ndeshjeve.
"Bundesliga" thotë se lojtarët janë të lirë të tregojnë mbështetjen e tyre për protestat pas vdekjes së Floyd-it.