Anjeza Kolami (Facebook)

Anjeza Kolami (Facebook)

Anjeza Kolami është punonjëse sociale në Tiranë. Prej vitit 2016 ajo është e angazhuar pranë Organizatës “Amaro-Drom”, e cila i vjen në ndihmë integrimit të komunitetit Rom dhe Egjiptian në shoqërinë shqiptare. Prej tre vitesh Anjeza punon si koordinatore e projektit “Për fuqizimin e grave në zonat rurale”

Anjeza Kolami për fuqizimin të rinjve (Instagram)

Anjeza Kolami për fuqizimin të rinjve (Instagram)

CMG: Anjeza, ju vetë jeni një grua rurale apo urbane? Si e shihni veten?

Anjeza Kolami: Unë realisht jam lindur dhe rritur 20 vite në fshat dhe dua të them që çdo qytetar e koncepton veten si pjesë e zonave rurale, sepse prej tyre ne marrim kontributin më të madh, atë tryezën të cilën e shohim çdo ditë.

CMG: A paragjykohen ende grate, sipas vendit ku rriten? Koncepti rural-urban si vjen vitet e fundit?

Anjeza Kolami: Të jesh një person në zonat rurale do të thotë vetëm që ti jeton aty dhe nuk ka të bëjë me konceptim për jetën apo gjithçka tjetër. Është vetëm çështje demografie. Vendi ku jeton nuk është identifikues dhe qytetaria në fakt lidhet me zhvillimin akademik dhe rritjen nëpërmjet dijes.Ndaj ky koncept është në tentativë për t’u shkrirë plotësisht.

CMG: Kur keni nisur të merreni me punën sociale dhe këto problematika?

Anjeza Kolami: Puna sociale ka një koncept vërtet shumë të gjerë dhe absolutisht që fokusi janë këto problem, të cilat tregojnë se si funksionon komuniteti për mirë apo për keq. Ne kemi në fokus individin, për ta përmirësuar me anë të punës sociale. Mundohemi që me komponentë të tjerë, të cilët janë pranë nesh t’ju vijmë në ndihmë atyre që kanë problematika të ndryshme. E kemi parë këtë profesion si agjentë ndryshimi për fenomenet më të mëdha të shoqërisë.

Kemi të bëjmë me një profesion që nuk quhet “luks”, por domosdoshmëri. Shoqeria jonë ende mbetet paragjykuese për një profesion të tillë, por ne vijojmë të bëjmë punën në terren.

Projekti në ndihmë të grave rurale (Facebook)

Projekti në ndihmë të grave rurale (Facebook)

CMG: Cilat janë aktivitet që ju keni ndërmarrë ndër vite, të cilat kanë pasur si qëllim përmirësimin në komunitet?

Anjeza Kolami: Ndër vite unë jam akitivizuar për të ofruar punën sociale. Fillimet e mia kanë të bëjnë me fokusin e zhvillimit të fëmijërisë së hershme, si trajnuese. Qysh prej vitit 2016 jam koordinatore e një network-u të 15 grupimeve të organizatave rome dhe egjiptiane, të cilat bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për forcimin e zërit të këtyre dy pakicave. Duke qenë se jemi në disnivel të shoqërisë më duhet të merrem me problematika të tilla.

CMG: Pse keni zgjedhur që të merreni me fuqizimin e grave rurale? Cilat janë problematikat e tyre?

Anjeza Kolami: Për gruan rurale nuk duhet të flasim vetëm këtë muaj meqë cilësohet si muaji i tyre, por duhet të flasim gjatë gjithë vitit sepse duhet ta shohim si një progress, i cili sa vjen dhe rritet.

Kjo lidhet me se sa ne bëjmë për t’i emancipuar këto të fundit.

Gratë janë aktor kyç në mbajtjen e familjes dhe sigurimin e mirëqenies së saj. Ndaj dhe është e nevojshme që fokusin ta kemi tek ato.

Jemi edhe në luftë kundër varfërisë për të parë se sa punojnë ato dhe sa vështirësi kanë për të siguruar ushqimin dhe mbajtjen e familjes.

Jemi ndalur gjerësisht në problemet e tyre për t’i degjuar dhe për të gjetur një zgjidhje jo sipërfaqësore, por të dukshme.

Veprimtari për fuqizimin e grave rurale (Instagram)

Veprimtari për fuqizimin e grave rurale (Instagram)

CMG: Si e presin burrat këtë bashkëpunim që kërkoni për të integruar gruan në zonat rurale?

Anjeza Kolami: Nëse do të përmirësosh shoqërinë nuk mund të përmireossh vetëm gruan dhe vetëm burrin, por duhet të bashkëpunosh me të dyja gjinitë. Ndaj pretendojmë liri dhe të drejta të barabarta kundrejt të dyja gjinive dhe jo kundrejt njërës gjini.

Të ndryshosh mentalitetin e një shoqërie jo vetëm të këtij targeti që kemi ne, por edhe mentalitetin në tërësi është e veshtirë. Do të duhen dekada, por nuk mund të dorëzohemi, sepse ne shohim ngadalë ndryshimin.

E konkludoj këtë me pjesmarrjen e grave në aktivitete sepse ato kanë rritur ndjeshëm afrimin e tyre në krahasim me vite më parë.

Dikur as që perceptohej që një grua të ishte e spikatur në aktivtitete.

CMG: A duhet të trajnohen të dyja gjinitë në prani të njëra- tjetrës për të sjellë ndryshimin?

Anjeza Kolami: Po, këtë përpiqemi të bëjmë edhe ne. Në çdo takim do të na duhet që të kemi një “ballafaqim” me të dy aktorët për një shoqëri më të mirë. Të dyja gjinitë duhet të kenë përgjegjesi të njejta dhe do të duhet që ne të punojmë njëkohësisht me ta.

CMG: Cilat janë fshatrat ku punoni?

Anjeza Kolami: Kjo është një organizatë e cila funksionon në rang kombëtar, por normalisht në kuadër të projektit ne përcaktojmë zonat e veprimit.

Jemi të përqendruar në disa fshatra të Lushnjes ku ka më tepër pakica të komunitetit rom dhe egjiptian, por jemi edhe në Fier e Berat.

Shpesh na thonë që edhe në fshatra të tjerë duhet të shkojmë, por jemi përpjekur që të zgjedhim vendet ku romët janë më të shtrirë dhe jetojnë në këto zona.

Projekti në ndihmë të grave rurale (Facebook)

Projekti në ndihmë të grave rurale (Facebook)

CMG: A kemi histori suksesi?

Anjeza Kolami: Po kemi. Qëkurse jemi duke u marrë me këtë projekt kemi nisur të shohim edhe interesin e grave për t’u marrë me bujqësi. Madje ato kanë krijuar grupime jo formale për të rritur prodhimin, grupime këto të cilat mund të kthehen shumë shpejt në formale, duke i mbështetur edhe vetë ne.

CMG: Cila është fraza që ua thua shpesh grave në zonat rurale?

Anjeza Kolami: Të jesh grua është sfidë, por të jesh grua në zonat rurale ëshë dy herë sfidë.

Intervistoi: Megi Latifi