Foto:VCG

Foto:VCG

Me përparimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit midis Kinës dhe Evropës Qendrore dhe Lindore, organet e pushtetit vendor në Kinë, si ato të provincës Hebei, provincës Zhejiang etj. kanë publikuar në mënyrë aktive politika për të promovuar zhvillimin e hekurudhës Kinë-Evropë dhe import-eksportin me vendet evropiane.

Aktualisht, zhvillimi i biznesit të trenave Kinë-Europë në provincën Hebei po tregon një vrull të rritjes së shpejtë, duke shtuar linja për në Hamburg e Duisburg të Gjermanisë dhe duke u shtrirë më tej në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Xu Guodong, drejtor i Zyrës së Mbikëqyrjes të Doganës së Shijiazhuang-ut, tha se në vitin 2020 Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës ka shpallur 10 masa për të mbështetur zhvillimin e trenave Kinë-Evropë. Dogana e Shijiazhuang-ut ka bërë specifikime bazuar në kushtet e tanishme të zonave doganore dhe i ka zbatuar fuqishëm ato, si edhe ka mbështetur plotësisht zhvillimin e trenave Kinë-Evropë në provincën Hebei, me qëllim që hekurudha Kinë-Europë të luajë një rol të rëndësishëm në tregtinë e jashtme në kornizën e nismës "Një brez, një rrugë".

Foto:VCG

Foto:VCG

Dogana e Shijiazhuang-ut ka ndërmarrë nismën që të lidhet ngushtësisht me operatorët e trenave. Për të krijuar një mekanizëm kontakti dhe bashkëpunimi, dogana dhe ndërmarrjet kanë zhvilluar diskutime mbi rritjen e ngarkesave të trenave dhe promovimin e transportit të kthimit, si edhe lidhur me njohjen dhe zgjidhjen e problemeve të vështira. Këtë vit u përmirësua edhe mekanizmi i komunikimit midis doganës, kompanive hekurudhore, operatorëve të trenave dhe ndërmjetësve të doganave, dhe janë caktuar zyrtarë ndërlidhës të hekurudhës Kinë-Evropë për të zgjidhur problemet e hasura në qarkullimin e trenave në kohën e duhur.

Nëpërmjet udhëzimeve "pikë për pikë", këshillimit të posaçëm, seminareve dhe metodave të tjera, është shpjeguar sistemi i menaxhimit të kredive doganore, duke i ndihmuar ndërmarrjet për përmirësimin e menaxhimit të kontrollit të brendshëm, pajtueshmërinë me ligjet e rregulloret dhe nivelet e sigurisë tregtare. Kështu, më shumë ndërmarrje mund të gëzojnë komoditetin e zhdoganimit të kompanive me besueshmëri të lartë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Dogana e Shijiazhuang-ut përkrah edhe rritjen e importeve me anë të hekurudhës Kinë-Evropë, për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm e të shëndetshëm të kësaj hekurudhe.

Duke kombinuar kushtet e tanishme të zonës doganore dhe karakteristikat e transportit hekurudhor, Dogana e Shijiazhuang-ut ka krijuar një ekip të veçantë pune për trenat Kinë-Evropë, për të promovuar në mënyrë të gjithanshme masat e lehtësimit të zhdoganimit. Tani po zbatohet një sistem rezervimi për inspektimin e zhdoganimin dhe po ofrohet shërbimi "me një ndalesë" për trenat e mallrave Kinë-Evropë, për të siguruar një zinxhir të qetë mbikëqyrjeje efektive, duke realizuar zhdoganimin "me vonesë zero" të ngarkesës së trenave.

Xu Guodong, drejtor i Zyrës së Mbikëqyrjes së Doganës së Shijiazhuang-ut, tha se në të ardhmen kjo doganë do të ndjekë zhvillimin e hekurudhës Kinë-Evropë në provincën Hebei, do të forcojë promovimin e politikave dhe do të udhëheqë ndërmarrjet që të përdorin mirë pikat e hyrjes të hekurudhës Kinë-Evropë për të zgjeruar importet, do të forcojë më tej komunikimin me doganat në pikat hyrëse e dalëse dhe do të promovojë krijimin e një mekanizmi lidhës, për të bërë së bashku sa më mirë mbikëqyrjen dhe për të përmirësuar më tej efikasitetin dhe lehtësinë e qarkullimit të trenave Kinë- Evropë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Provinca Zhejiang, në gjysmën e parë të këtij viti, vazhdoi të zgjerojë investimet efektive, nxiti zhvillimin e qëndrueshëm të tregtisë së brendshme e të jashtme, dhe niveli i hapjes ndaj botës u ngrit në mënyrë të qëndrueshme. Është përshpejtuar ndërtimi i Zonës Pilot të Tregtisë së Lirë të Zhejiang-ut dhe katër zonat kryesore të saj, si Zhoushan, Ningbo, Hangzhou dhe Yiwu, kanë vazhduar të zhvillohen së bashku. Kapitali i huaj është rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe përdorimi real i investimeve të huaja ishte 10.63 miliardë dollarë amerikanë, duke u rritur 41.6 %. Përpunimi i mallrave në portin Ningbo-Zhoushan ishte 620 milion tonë dhe xhiroja e kontejnerëve 16.07 milion TEU, duke u rritur përkatësisht 9.5% dhe 21.3%. Në hekurudhën "Yixin Evropë" Kinë-Evropë qarkulluan 1079 trena, me një rritje prej 205.7 %. Për më tepër, u mbajtën me sukses Ekspozita e 2-të Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Ekspozita Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit dhe Panairi Ekonomik dhe Tregtar i Zhejiang-ut.

Për objektivat e punës të këtij viti, guvernatori i Zhejiang-ut Zhe Shanjie theksoi se kjo provincë do të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm të tregtisë së brendshme dhe të jashtme, do të shtojë mbështetjen për platformat e shërbimeve të tregtisë së jashtme që nxisin eksportet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, do të mbështesë ndërmarrjet që së bashku të ndërtojnë e të ndajnë magazina publike jashtë Kinës, si edhe do të përshpejtojë ndërtimin e një sistemi të rrjetit ndërkombëtar të marketingut. Zhejiang-u do të mbështetë ndërmarrjet për zhvillimin e operacioneve të integruara të tregtisë së brendshme dhe të jashtme, do të kultivojë marka të pavarura, do të eksplorojë tregun e brendshëm dhe tregjet e jashtme nëpërmjet kanaleve të shumta dhe do të përshpejtojë formimin një numri ndërmarrjesh të integruara të tregtisë së brendshme e të jashtme.

Për më tepër, Zhejiang-u do të zgjerojë hapjen me botën e jashtme në mënyrë të gjithanshme. Provinca do të promovojë trenin "Yixin Evropë" Kinë-Evropë për të përmirësuar rrjetin e grumbullimit të ngarkesave, për të forcuar zgjerimin e rrugëve, për të zgjeruar importet gjatë rrugës së kthimit dhe për të përmirësuar nivelin e funksionimit dhe menaxhimit. Zhejiang-u do të promovojë ndërtimin e një zone demonstruese për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.(Çang Çuo)