Gatime kineze
Kina dhe Italia ndajnë një histori të ngjashme - dy kultura të lashta, të cilat për shekuj me radhë kanë zhvilluar një afërsi që nisi me udhëtimet e Marco Polo-s, dhe At Matteo Ricci-t.
Kjo lidhje është bërë edhe më e fortë në vitet e fundit me shpeshtimin e vizitave dhe bashkëpunimeve në fusha të ndryshme. Por, sot do fokusohemi tek ngjashmëritë më interesante të banorëve nga këto dy vende.
Një dashuri për ushqimin, filozofia e të ngrënit për të jetuar
Të dy vendet mburren me kuzhinën e tyre të pasur dhe shumë të rrafinuar, të njohur tashmë nga të gjithë.
Në të dyja kuzhinat kanë shiije të panumërta, pa harruar aromat. Kuzhina kineze numëron mbi 5 mijë gatime, në një kohë kur në ka të paktën 650 lloje makaronash. Në të dyja kuzhinat përdoret umami.
Fjala "xian" (siç quhet shija e umamit në gjuhën kineze) ka ekzistuar në fjalorin e kuzhinës kineze për më shumë se dy mijë vjet. Ka histori të ndryshme mbi zbulimin e kësaj shijeje, një ndër më të njohurat prej të cilave është ajo se kjo shije është identifikuar për herë të parë në shekullin e shtatë, nga një gjellë e përgatitur nga kuzhinieri perandorak Yi Ya, i cili ishte i njohur si mjeshtër në ndërthurjen e shijeve në kohën e tij.
Çdokush që ka udhëtuar në Itali dhe ka shijuar ushqim autentik italian, ose ka udhëtuar në Kinë dhe ka shijuar ushqim autentik kinez, do t'ju thotë se edhe pse shumica e gatimeve janë shumë të thjeshta, ato kanë një shije të mrekullueshme. E dini pse? Një nga arsyet është fokusimi i tyre tek e freskëta dhe përdorimi i përbërësve vendas dhe të stinës.
Makaronat dhe raviolit
Të dy vendet i kanë makaronat si një ushim kryesor, madje ka shumë diskutime nëse ka qenë Marco Polo ai që i çoi makaronat nga Kina në Itali?
Sipas studimeve mendohet që jo, pasi makaronat italiane kanë ekzistuar që nga koha e venetikasve. Ndërkohë në Kinë, makaronat më të vjetra u gjendën në një rrënojë 2-3 mijë vite para Krishtit në Lajia, në afërsi të Lanzhou-t.
Makaronat e shpejta u krijuan në fund të Luftës së Dytë Botërore, jo nga japonezët, por nga një prift italo-amerikan me emrin John (Giovanni) Romaniello, i cili ushqente refugjatët e varfër në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut. Ai mori nofkën "prifti i makaronave " dhe si rezultat nisi një kapitull i ri interesant në historinë e dashurisë së makaronave mes Kinës dhe Italisë.
Jiaozi është një lloj ushqimi prej mielli gruri, që përgatitet në pite të vogla, të mbushura me mish ose perime. Pasi të zihen në ujë të valuar, ato mund të hahen me salca të ndryshme. Në të kaluarën, Jiaozi ishte kryesisht një ushqim festiv dhe hahej në vigjilje të natës së Festës së Pranverës, kurse tani hahet në çdo kohë nga kinezë. Në zakonet e doket kineze Jiaozi përgatitet me shumë mjeshtri.
Tortellini dhe Jiaozi
Jiaozi mund të përgatitet me shumë lloje ushqimesh, si zarzavate, mish, fruta deti, etj. Këto materiale, pasi të pastrohen, grihen të imta. Në të kaluarën ato priten me thikë në një copë druri të kuzhinës, ku nga goditja e thikës së kuzhinës mbi drurin e kuzhinës shkaktohet një zhurmë e madhe, shumë ritmike.
Pasi të përgatiten mirë materialet e mbushjes së Jiaozi-së, do të fillojnë mbushja e piteve të brumit.
Në Itali ravioli, tortellini etj., futen në kategorinë e jiaozi-ve. Shtresa e hollë e brumit mbushet me mish, djath ose perime të gatuara.
Të dy vendet kanë dhënë një kontribut të shkëlqyer ndaj botës sidomos për shpikjet, artin etj. Kina shpiku porcelanin, busullën, letrën, parmendën, plugun, fishekzjarrët etj. Italia dhe Kina kryesojë listën e vendeve botërore me më shumë trashëgimi kulturore të UNESCO-s. Të dy vendet futen në listën e 5 vendeve më të vizituara të botës. Nga historia Perandoria Romake dhe Perandoria Han kanë shumë ngjashmëri.
Dy perandoritë arritën një shtrirje analoge dhe arritën të ndërtojnë një strukturë rezistente falë aftësisë për të transmetuar modele administrativë homogjenë dhe në gjendje të integronin territore shumë të mëdhenj.
Të dy vendet janë tepër krenarë për arritjet e së shkuarës, duke e konsideruar veten superiorë për nga kultura krahasur me vendet fqinje, që besohet se derivuan shumë zakone nga kulturat e tyre.
Gazmend Agaj