Në javët e para të epidemisë COVID-19 në Kinë, disa rrugë janë bllokuar pa miratimin qeveritar, duke penguar lëvizjen e pajisjeve mjekësore dhe personelit.
Sipas ligjit të Kinës mbi Parandalimin dhe Kontrollit të Sëmundjeve Ngjitëse, vetëm qeveritë e nivelit provincial mund të vendosin bllokimin e një rajoni në rastet e gjendjes së emergjencës, si ne rastin e një sëmundjeje shumë ngjitëse. Wang Junfeng, një nga deputetët e Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP), tha se fshatrat dhe komunitetet e banimit s'mund të vendosin bllokadat pa miratimin e qeverisë, por sugjeroi që t'u jap qeverive në nivel qyteti të drejtën e vendosjes së reagimit të shpejtë për një emergjencë.
"Për ata që vendosin bllokada të paligjshme dhe të pahijshme si një masë e kufizimit epidemik, kjo është e kuptueshme. Por nëse ajo nuk përputhet me ligjin, jeta dhe të drejtat publike do të preken," tha Wang.
Pas dorëzimit të dokumenteve të sugjerimit të tij, Wang tha se ka marrë një përgjigje nga Komiteti i Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Shëndetit Publik i AKP-së në fund të vitit të kaluar. "ai tha se sugjerimet tona ishin adoptuar në punën e mëvonshme legjislative."
Trajtimi i emergjencave të shëndetit publik ka qenë një fokus kryesor i qeverisë kineze qysh nga shpërthimi i COVID-19 para një viti. AKP-ja, organi më i lartë legjislativ në vend, ka ndryshuar ose krijuar ligjet për të adresuar këtë çështje.
Sugjerimi i Wang-ut ishte bërë gjatë kohës më të vështirë të epidemisë së COVID-19. AKP-ja ka konsideruar shumë sugjerime dhe masa në këtë fushë, duke bërë një plan specifik për të forcuar rregulloren e shëndetit publik. Sipas planit këtë vit do të hartohen ose rishikohen 17 ligje të lidhura me shëndetin.
Wang është edhe presidenti i Shoqatës Kineze të Avokatëve. Ai tha se ideja e tij lindi pas konsultimeve me ekspertët dhe kolegët e tjerë.
"Jam një anëtar i Komitetit Kushtetues dhe Ligjor të AKP-së, një punë e vështirë legjislative. Çdo muaj, organizojmë disa mbledhje. Vitin e kaluar, shumica e tyre lidheshin me ligjet e shëndetit publik. Bëjmë shumë studime dhe sondazhe. Shumë përvoja të mira legjislative bazohen në idetë e mbledhura nga ekspertë, studiues dhe publiku i gjerë për të plotësuar kërkesat e popullit," tha Wang.
Në dy sesionet e vitit të kaluar, një e katërta e masave të pranuara në AKP kishin lidhje me legjislacionin e shëndetit publik, i cili ishte edhe tema më kryesore ndër afro 9 mijë sugjerimet nga ligjvënësit.
Wang tha se shëndeti publik do të vijojë të mbetet në fokus edhe këtë vit, duke përfshirë hartimin e ligjeve dhe rregullave për të parandaluar më mirë rastet e koronavirusit nga vendet e jashtme. Ai shprehu besimin se reagimi i shpejtë nga departmentet përkatëse ka nxitur ligjvënësit të bëjnë një punë të mirë.
"Kur trajtuam këto lëvizje, edhe kur të Dy Sesionet nuk ishin përfunduar, ne morëm telefonatat nga ministritë përkatëse, duke konfirmuar se ata pranuan sugjerimet tona. Ata shpërndanë me ne opinionet e tyre bazë mbi këto përmbajtje. Ata kërkuan organizimin e mbledhjes me ne. Ky reagim dhe mirënjohje është shumë inkurajues për ligjvënësit," tha Wang.
Në krahasim me çështjet e tjera, ligjet e lidhura me shëndetin kanë tërhequr më shumë vëmendje nga publiku, meqenëse ai lidhet ngusht me jetën e popullit, veçanërisht në kohën kur kërcënimet nga COVID-19 janë ende atje.
Cui Ronghua
Cui Ronghua
Përveç kësaj, deputetja e AKP-së Cui Ronghua sugjeroi që ekzaminimi shëndetësor të përfshihet në Ligjin e Punës, si një provision i ligjit. Ajo sugjeroi gjithashtu shfrytëzimin e teknologjisë së informacionit për të krijuar masat administrative dhe modelet e reja të shërbimit shëndetësor, për të garantuar shëndetin e punëtorëve.
Në një intervistë, Cui Ronghua tha se me shpejtësimin e ritmit të jetës së sotme shoqërore, u shtua presioni i punës dhe shumë punonjës sakrifikojnë kohën e gjumit dhe pushimit për punën. “megjithëse është formuar sistemi i sigurimeve shoqërore në Kinë, i cili adoptohet pasi punonjësit janë të sëmurë. Por shumë punonjës nuk e dinë gjendjen nënshëndetësore dhe nga se rrezikohen.”
Në një intervistë të tjetër, deputetja e AKP-së
Li Yan
Li Yan
tha se do të sugjerojë kufizimin e përdorimit të lojërave të internetit nga fëmijët dhe të rinjtë, meqenëse zhytja në këto lojëra ndikon shëndetin e të rinjve.
(Xu Guang)