Në Shqipëri ka rreth 7233 lloje bimësh ose thuajse 32% të të gjithë florës së Evropës. Bimët mjekësore shqiptare janë përdorur gjerësisht nga mjekësia popullore ndër shekuj dhe sot shumë prej tyre shkojnë për eksport në vende të ndryshme të botës. Disa prej tyre janë më të përhapura dhe përdoren pothuajse në çdo shtëpi. Ju njohim me disa prej tyre.

1.Sherebela

Padyshim që sherebela shqiptare është një nga më të kërkuara në botë. Sherebela përdoret për problemet me sistemin tretës, mungesën e oreksit, dhimbjet e stomakut (gastritin), diarrenë, fryrjen e barkut dhe urthin në stomak. Kjo erëz përdoret gjithashtu për uljen e mbiprodhimit të djersës dhe pështymës, kundër depresionit, humbjes së kujtesës dhe sëmundjes alcajmer. Gratë e përdorin sherebelën për dhimbjet gjatë ciklit menstrual dhe për të lehtësuar afshet e nxehta gjatë menopauzës.

2. Trumza

Trumza ka vetinë të kurojë infeksionet e lëkurës si dhe brenda trupit dhe mban larg infeksionet nëse ju keni një plagë të hapur. Trumza është gjithashtu një antibakterial i fuqishëm dhe mund të përdoret për të trajtuar infeksionet e zorrëve dhe infeksionet bakteriale.

Trumza ka aftësinë për të aktivizuar qarkullimin e gjakut në trup. Qarkullimi i dobët i gjakut mund të çojë në shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë artritin dhe goditje në tru. Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, vaji trumzës mund të përdoret si një ilaç natyral. Ajo relakson arteriet dhe venat duke reduktuar stresin në zemër dhe presionin e ulët të gjakut.

3. Zhumbrica

Kjo bimë me gjethe rozë është perfekte për t'u rritur në zona të ngrohta dhe përdoret si për t’u ngrënë ashtu edhe në mjekësi. Kjo barishte e egër ka një aromë fantastike që zgjon shqisat. Aromën e saj e ndjen menjëherë sepse është lehtësisht e dallueshme në krahasim me barishtet e tjera. Kjo aromë karaktersitike ka ndikim të menjëhershëm në humorin e njeriut. Në Romën e lashtë, timusi i egër ishte një kurë fantastike për njerëzit melankolikë.

4. Hithra

Hithrën e njohin të gjithë, pasi rritet në shumë zona të vendit. Vetitë e saj kurative për organizmin po ashtu janë të njohura, siç është edhe byreku tradicional me hithra.

Hithra është një bimë premtuese në trajtimin e sëmundjeve të Alzheimer, artritit, astmës, bronkitit, gurëve në veshka dhe sklerozës. Për më tepër, hithra përdoret për të luftuar zbokthin dhe hequr yndyrën e tepërt nga flokët. Sot në Gjermani hithrat shiten si një bimë medicinale për sëmundjet e prostatës. Ajo përdoret gjerësisht në përgatitjen e shumë ilaçeve kundër inflamacioneve. Në Shtetet e Bashkuara, gjethet e hithrave përdoren shumë për sëmundjet e reumatizmës, artritit, tensionit të lartë të gjakut dhe alergjive. Rrënjët e hithrave përdoren edhe si kurë natyrale për rënien e flokëve, ciklet femërore, hemorroidet dhe ekzemën. Nëse e vendosni hithrën në gishta ose në zona të tjera të prekura nga artriti, dhimbjet mund të qetësohen deri në 85%.

5. Boronica

Boronicën e maleve mund ta përdorni fare mirë si çaj ose si kurë kundër infeksioneve në organizëm. Ajo është një bimë e ulët që rritet në klimën malore të Shqipërisë. Gjendet zakonisht në lartësi mbi 1500 m mbi nivelin e detit. Në mjekësinë popullore përdoren frutat. Përveç aftësive shëruese, ka edhe veti antioksiduese, antikancerogjene dhe të mbron nga sëmundjet koronare.

6. Murrizi

Kokrrat e kuqe të murrizit janë një mrekulli për shëndetin e zemrës. Ato i gjeni të përhapura në pjesën më të madhe të vendit dhe çelin në periudhën prill – maj.

7. Finoku

Finoku ka shumë kripëra minerale, mbi të gjitha kalium, kalcium dhe fosfor, të vlefshëm për forcimin e kockave dhe parandalimin e lodhjes ( për këdo merret me sport, përdorimi i finokut 2 orë para stërvitjes e ndihmon shumë). Përmban po ashtu shumë vitamina, si vitamina A, e rëndësishme për një lëkurë të mirë dhe për të rregulluar funksionimin e retines së syrit, Vitaminën B që ndihmon funksionimin e mirë të sistemit nervoz dhe aparatit kardiovenoz, si dhe vitaminën C që ndihmon së tepërmi parandalimin e shumë sëmundjeve dhe forcon sistemin imunitar të trupit. Mirësitë dhe ndihma që kjo bimë jep jan të numërta, sigurisht përdorimi i saj mund të jetë në shumë forma, por si sallatë e freskët, përdorur 2-3 herë në jave ja vlen vërtetë! Nëse keni fryrje barku, apo shqetësime pagjumësie, dhimbje gryke, keqësim të bronkeve, çaji i finokut është një elisir i vërtetë.

8. Gentiana

Përdorimi më popullor i bimës është si përbërës aktiv i rakisë së sanzës, një pije tradicionale në malësi të vendit. Gjithashtu ka edhe përdorime të tjera mjekësore.

9. Lulebasani

Lulebasani apo ndryshe lule maji është një barishte shumëvjeçare me lartësi deri në 1 m. Ajo përdoret si nga mjekësia për kurimin e shumë sëmundjeve duke filluar që nga stomaku deri tek sistemi nervor. Gjithashtu përdoret shumë edhe në produktet kozmetike dhe parfumeri për shkak të erës së mirë.

10. Dëllinja e zezë

Është një shkurre e lartë e cila përdoret kryesisht në mjekësi për kurimin e sëmundjeve ose në formën e çajit.

11. Dafina

Dafina hyn tek më të njohurat, atë mund ta përdorni në gatim për aromë të mirë, nëmjekësi për kurimin e rrugëve të frymëmarrjes. Në raste të veçanta mund ta gjeni të përdorur edhe si bimë aromatike për shkak të aromës së fortë freskuese.

12. Levanda

Levanda është gjithashtu shumë e njohur. Ajo përdoret masivisht si bimë aromatike, dekoruese, por jo vetëm. Në shumë raste mund ta gjeni përdorimin e saj edhe në mjekësi kundër diabetit, ulçerës apo reumatizmës.

13.Mëllaga

Në Shqipëri, mëllaga njihet si bimë medicinale e egër por kohët e fundit ka filluar të kultivohet. Shtrihet nga zona bregdetare deri në ato të mesme malore.

14. Kamomili

Kamolili njihet për vetitë e tij kuruese dhe qetësuese në organizëm apo lëkurë në formën e çajit.

15. Bari i bletës

Bari i bletës është përdorur kundër inflamacionit bronkit, temperaturës, dhimbjeve të kokës, tensionit të gjakut, virozës, çrregullimeve të humorit, dridhjeve, të vjellave dhe dhimbjeve të dhëmbëve.

16. Borziloku

Kjo bimë ka shumë fitonutrientë, minerale, vitamina që janë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut. Shumë prej elementëve kimikë që gjenden tek borziloku kanë vlera të mëdha kundër inflamacionit dhe baktereve.

17. Aguliçja

Gjethet e aguliçes janë përdorur në përgatitjen e çajrave qetësues kundër pagjumësisë. Breza të tërë e kanë përdorur atë kundër ankthit pikërisht për shkak të kësaj vetie.

18. Trëndafili i egër

Trëndafili i egër rritet në pyje e livadhe dhe ka një përdorim shumë të gjerë. Shpesh mund ta gjeni si çaj të cilin mund ta përdorni edhe kundra gripit e të ftohurës(Albana)