Sipas teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, ata që janë mbipeshë kanë më shumë "zjarr të brendshëm", gjë që shkakton pezmatim kronik. Këto pezmatime nuk shkaktojnë simptoma si "skuqje, enjtje, temperaturë apo dhimbje", por dëmtojnë trupin në fshehtësi.

Specialistët e shëndetit flasin shpesh për këto dëme që sjell mbipesha, përfshi diabet, arteriosklerozë, kolesterol i lartë, hipertension, mëlçi e dhjamosur dhe kancer. Specialistët kinezë këshillojnë që disa gra të martuara që nuk mbeten lehtë shtatzënë, duhet të dobësohen. Këto probleme shkaktohen nga pezmatimet e vazhdueshme kronike brenda trupit të obezëve.

Në perceptimin e shumë njerëzve, yndyra ka funksionin e rezervimit dhe të furnizimit me energji. Sipas studimeve të 20 viteve të fundit, dhjami është organi më i madh në sistemi endokrinal, që mund të sekretojë dhjetra adipocitokina, të cilat mund ruajnë qëndrueshmërinë e funksioneve fizike të trupit, si rregullimi i ndjeshmërisë së insulinës, ndikimi i metabolizimit të glikolipidit, rregullimi i nivelit të tensionit të gjakut dhe reagimeve imunitare etj. Pra: yndyrnat lëshojnë shumë "sinjale" të ndryshme, të cilat mund të rregullojnë funksionet fizike të trupit, duke garantuar bashkërendimet e funksioneve të organeve të ndryshme të trupit. Por mbipesha mund të shkaktojë rritjen e numrit të qelizave yndyrore dhe zgjerimin e volumit të tyre, duke shkaktuar sëmundje dhe prishur ekuilibrin e mjedisit të brendshëm të trupit.

Disa persona mbipeshë kanë trup të rregullt dhe yndyrë të shpërndarë në pjesë të ndryshme të trupit. Por disa të tjerë e kanë yndyrën të grumbulluar kryesisht në zonën e barkut. Sipas studimeve përkatëse, dhjami në bark shkakton dëme më të mëdha shëndetësore, duke simbolizuar grumbullimin e yndyrave në organet e brendshme.

Për personat mbipeshë, qelizat dhe organet e shumta yndyrore kërkojnë shumë oksigjen. Nëse enët e gjakut s'mund të furnizojnë me oksigjen të mjaftueshëm, atëherë ato do të lëshojnë shumë cytokine të pezmatimit për të garantuar zgjerimin e enëve të gjakut, duke shtuar rrjedhjen e gjakut dhe lehtësuar problemet e mungesës së oksigjenit. Prandaj, personat mbipeshë kanë pezmatim kronik, që mund të shkaktojë shtim të oreksit. Kjo simbolizon fillimin e përkeqësimit të qarkullimit. Ata që janë mbipeshë kanë më shumë zjarr, gjë që do të shkaktojë mbipeshë të mëtejshme.

Nëse e shpjegojmë me një fjali të thjeshtë, qelizat yndyrore përpiqen për të garantuar "shëndetin" e tyre, duke sjellë pezmatim kronik, të cilat janë arsyet kryesore të sëmundjeve të ndryshme kronike.

"Shuarja e zjarrit" të trupit brenda 4 javësh

Si mund ta "shuajmë zjarrin" e trupit? Dieta shkencore dhe ushqimet e përshtatshme janë metoda më të mira. Në vijim do t'ju japim një dietë shëndetësore anti-inflamatore, e cila mund të reduktojë peshën tuaj dhe të lehtësojë pezmatimin kronik:

Faza përgatitore: Hiqni dorë nga shprehitë e pashëndetshme për një javë

Në këtë fazë, duhet t'i rrini larg sheqerit, yndyrnave të dëmshme, brumërave, ushqimeve të shpejta si patate të skuqura etj, pijeve alkoolike dhe kafeinës. Largimi nga këto ushqime mund ta përmirësojë gjendjen tuaj shëndetësore dhe të reduktojë peshën tuaj.

Faza e parë: Detoksifikimi sistematik (për 3 javë)

Në këtë fazë, duhet të hani shëndetshëm për të zëvendësuar ushqimet e shpejta dhe ato alergjike. Kjo mund të ndihmojë në rizgjimin e metabolizimit. Nëse zbatoni rreptësisht këtë dietë shëndetësore, pesha juaj mund të reduktohet në disa kilogramë në këtë fazë, mund të ndiheni më energjikë dhe të flini më mirë dhe shumë probleme tuaja të shëndetit mund të pakësohen ose largohen.

Faza e dytë: riekuilibri trupor dhe ruajtja e linjave (4 javë)

Parimet kryesore janë këmbëngulja tek shprehitë e shëndetshme ushqimore që nisët në fazën përgatitore dhe atë të parë.

Dieta e shëndetshme

Drithërat dhe fasulet: Zgjidhni kokrra integrale, si kuinoa, orizi i zi, patate të ëmbël, fasule të kuqe, bizele etj dhe hiqni dorë nga buka dhe orizi i bardhë.

Perimet: Zgjidhni perimet si brokoli, lulelakër, lakër e kuqe, jeshile dhe perime me ngjyrë më të errët si patllëxhan.

Frutat: Zgjidhni frutat e errëta, si boronica, mana etj. Pasi ato kanë nivel më të lartë antioksidantësh.

Mish, vezë dhe prodhime deti: mish pule pa lëkure, vezë, salmon, sardele etj.

Qumështi dhe nënproduktet e tij: djathë, kos (pa sheqer).

Arrore dhe sojë.

Vajërat: vaj ulliri, vaj luledjelli.

Këshilla për ngrënien

1. Hani me karar në çdo vakt.

2. Proporcionet e mëngjesit, të drekës dhe të darkës duhet të jenë 5:3:2, të cilat mund të garantojnë tretjen e plotë të ushqimeve në zorrë.

3. Ngrënia e mëngjesit ideal: një vezë, 300 gram qumësht.

4. Agjërimi - mos hani asgjë 3 orë para gjumit.