Gjithçka që duhet të dini për Koenzima Q10 është një antioksidant shumë i fuqishëm për organizmin, lufton radikalet e lira, mbështet shëndetin e zemrës, parandalon plakjen e lëkurës si dhe rrit nivelin e përgjithshëm të energjisë.
Koenzima Q10, e njohur gjithashtu si ubikuinon, u zbulua në vitin 1957 në Institutin Madison të Enzimave në SHBA, nga Fred L. Crane dhe kolegët e tij. Që prej vitit 1960, universitetet dhe kërkuesit kanë publikuar më shumë se 1,600 artikuj në gazetat mjekësore që demostrojnë dobitë dhe rëndësinë e këtij antioksidanti të fuqishëm. Në vitin 1978, Peter D. Mitchell fitoi çmimin Nobel për Kimi, me zbulimin e tij rreth rëndësisë së Co Q10 në prodhimin e energjisë.
Koenzima Q10 është një përbërës i tretshëm në yndyrë që sintetizohet nga trupi dhe gjithashtu konsumohet në dietën ushqimore, kryesisht nga produktet e mishit, shpendëve dhe peshkut. Të gjitha kafshët, përfshirë njerëzit, mund të sintetizojnë ubikuinonet; dhe për këtë, koenzima Q10, teknikisht, nuk mund të konsiderohet si vitaminë.
Ajo gjendet në të gjitha membranat qelizore si dhe lipoproteina.
Organet me përqëndrimin më të lartë të CoQ10 janë zemra, mushkëritë dhe mëlçia. Është interesant fakti se këto organe punojnë 24 orë në ditë duke kryer veprime jetike të shumëfishta. 95 përqind e kërkesave për energji të trupit tonë kërkojnë ndihmën e CoQ10.
Kjo koenzimë fuqizon sistemin imunitar dhe ndihmon me mbrojtjen e qelizave të trurit.
Bazuar në studimet, marrja mesatare e koenzimës Q10 në Danimarkë u vlerësua me 3-5 mg/d. Shumica e njerëzve marrrin më pak se 10 mg/d CoQ10 nëpërmjet ushqimit të tyre. Burime të pasura CoQ10 ushqimore përfshijnë kryesisht mishin, veçanërisht mishin e organeve (mëlçia dhe zemra), shpendët dhe peshkun. Burime të tjera përfshijnë vajin e sojës dhe të kanolës dhe arroret. Gjithashtu, burime si perimet, vezët, dhe bulmetrat përmbajnë sasi të vogla të kësaj CoQ10.
Shumë sëmundje përfshi çrregullimet gjenetike lidhen me nivelet e ulëta të kësaj koenzime. Megjithëse tek mishi dhe peshku ekziston një sasi, por nuk është e mjaftueshme për të rritur nivelin e energjisë në organizëm.
Pas shumë studimesh nga Kina dhe Japonia tregohen vlerat mjekësore të koenzimës Q10 për shëndetin e zemrës dhe të trurit. Më pas shkencëtarët amerikanë vijuan studimet e kolegëve nga lindja e largët, duke përdorur doza të mëdha në studimet e tyre për të pare efektet. U vlerësua se një minimum prej 60 mg nevojitet për të luftuar efektin e statinës, dhe 100 deri në 200 për problemet kardiake,. Për sëmundjet neurologjike nevojitet 200-600 mg.
Vegjetarianët kanë mungesë të theksuar të kësaj koenzime dhe i tregojnë shenjat e mungesës së Q10-s pas moshës 40-vjeçare, pavarësisht sa e pasur është dieta e tyre.
Pse na duhet koenzima Q10:
•Një antioksidant që u nevojitet qelizave të trupit për prodhimin e energjisë,.
•Gjendet tek zemra, mëlçitë dhe veshkat.
•Sa më mirë ta prodhojnë energjinë këto organe dhe ta mbrojnë vetveten nga radikalet e lira, aq më të shëndetshëm dhe më të rinj do të dukeni.
•Studimet kanë treguar se mungesa e kësaj koenzime rritet me kalimin e kohës.
•Roli i saj më i madh është në luftimin e sëmundjeve të zemrës
•Shumë studime kanë arritur në përfundimin se Q10 ul tensionin e gjakut vetëm pak javë pas nisjes së përdorimit, po ashtu ndihmon në parandalimin e dëmeve si rezultat i kimioterapisë.
•Koenzima Q10 përmirëson energjinë, obezitetin dhe sistemin e dobët imunitar.
Çfarë thotë shkenca për efektivitetin e kësaj CoQ10
Suplementet e CoQ10 mund të sjellin benefite tek pacientët me çrregullime kardiovaskulare. Studimet kanë treguar se kjo konezimë ka efekte pozitive kundër dobësimit të muskujve, çrregullimeve në sistemin riprodhues, kancerit dhe sëmundjeve të tjera.
Nga studimet ka rezultuar se pacientët me probleme në zemër, me marrjen e CoQ10 patën një përmirësim të funksionit kardiovaskular dhe u ndjenë më mirë.
Hulumtimet kanë treguar që mbron enët e gjakut dhe redukton rrezikun Është dëshmuar e shkëlqyeshme në parandalimin e migrenës dhe ruajtjen e qelizave të trurit. Ky antioksidant i fuqishëm redukton tensionin e gjakut dhe është i shkëlqyeshëm për shëndetin dhe pamjen e lëkurës.
Po ashtu përmirëson cilësinë e spermës
Ulja e lëvizshmërisë së spermës (përqindja e spermës që mund të lëvizë normalisht përpara), është shkaku i shpeshtë i sterilitetit.
Hulumtimet e realizuara kohë më parë kanë treguar se përdorimi i suplementëve me përmbajtje të koenzimës Q10 mund të përmirësojë lëvizshmërinë e spermës te meshkujt sterilë.
Përfundimi vjen pas një analize të spermës së qindra meshkujve, si dhe nivelit të koenzimës Q10.
Cilat janë efektet anësore?
Studimet nuk kanë raportuar për efektet serioze anësore, megjithatë më të zakonshme përfshijnë pagjumësinë, marrje mendsh, dhimbje abdominale, marrje mendsh, ndjeshmëri ndaj dritës, dhimbje koke dhe këputje.
Koenzima Q10 nuk duhet të përdoret nga grate shtazënëa ose ato që ushqejnë fëmijën me gji.