Karela e ka origjinën nga Azia. Kjo bimë njihet ndryshe edhe si pjepri i hidhur, që në mjekësinë kineze është edhe ushqim edhe ilaç. Kina e përdor këtë ushqim për të vrarë bakteriet, viruset dhe disa qeliza kancerogjene, po ashtu për reduktimin e inflamacionit dhe pastrimin e gjakut.
Ashtu si shumica e ushqimeve të hidhura, pjepri i hidhur stimulon tretjen, megjithatë tek disa me stomak të dobët mund të shkaktojë ulcer.
Fuqitë shëruese të pjeprit të hidhur po njihen edhe nga praktikuesit e shëndetit holistik në SHBA dhe në disa vende të Europës. Disa studime të veçanta kanë treguar se pjepri i hidhur mund të luajë rolin e ilaçit kundër diabetit! Ndër përdorimet e tjera të kësaj bime përfshihen edhe trajtimi i gripit dhe i ftohuri, tumoret, kolesteroli i lartë dhe psoriaza.
Të paktën 32 kimikate aktive janë identifikuar tek pjepri i hidhur, përfshi dhe antioksidantët e fuqishëm si lutein, likopen dhe zeaxanthin.
Përsa i përket vitaminave pjepri i hidhur është një burim vitaminash dhe shumë i pasur në hekur! Pjepri i hidhur ka dy herë më shumë beta-carotene se brokoli, dy herë më shumë kalcium se spinaqi, dy herë më shumë kalium se banania, po ashtu përmban vitaminë A, C, B1 dhe B3, fosfor dhe fibra dietike. Shumë thonë se hidhësia tek ky pjepër vjen nga përmbajtja e lartë e kininës.
Aziatikët e shquajnë këtë pjepër si një ushqim për parandalimin dhe trajtimin e malaries. Megjithëse pjepri ka vlera të çmuara duhet të keni kujdes me sasinë. Një sasi e lartë e lëngut të pjeprit të hidhur shkakton dhimbje abdominale dhe diarre. Diabetikët që përdorin insulinë duhet ta evitojnë konsumin e këtij pjepri. Po ashtu edhe gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë pjepër të hidhur.
Një studim i ri ka treguar se lëngu i pjeprit të hidhur redukton ndjeshëm rritjen e tumorit të pankreasit tek minjtë, sepse pengon metabolizmin e glukozës në qelizat e kancerit.
Tashmë janë të njohura dobi të shumta shëndetësore që lidhen me konsumimin e pjeprit të hidhur. Kjo bimë, me emrin latin 'Momordica charanna', kultivohet dhe konsumohet shumë në Azinë juglindore, në Afrikë, Kinë, Japoni, e madje edhe në Karaibe. Veçanërisht e popullarizuar është në mesin e japonezëve nga Okinava, të cilët janë të njohur për jetëgjatësi. Në vitet e fundit janë shtuar studimet lidhur me efektin e kësaj bimeje kundër kancerit sidomos tek kanceri i gjirit, prostatës, zorrës së trashë, mëlçisë etj. Studimi më i ri ka zbuluar se pjepri i hidhur ka ndikim citotoksik në kancerin e pankreasit. Njerëzit që peshojnë 75 kilogramë duhet të konsumojnë 6 gramë të këtij pluhuri. Doza e ngjashme prej 4.8 gramëve të lëngut të ngrirë është përdorur në kuadër të një studimi të para pak kohësh. Ilaçi ka pasur efekt dhe të gjithë pacientët kryesisht e kanë përballuar mirë atë.
Pjepri i hidhur--- i vetmi pjepër për diabetikët
Lajmi i mirë për të gjithë diabetikët. Pjepri i hidhur ka vetinë e insulinës,
duke shërbyer si një trajtim efektik kundër nivelit të lartë të sheqerit.
Studimet tregojnë se ky pjepër kontrollon prodhimin e insulinës nga trupi, duke nxitur kontrollin e sheqerit në gjak.
Jo vetëm në Kinë, por edhe në Indi, disa doktorë janë aq të bindur për efektet anti- diabetike të pjeprit të hidhur sa e përdorin në spitale për pacientët me diabet. Ndërkohë që Departamenti i Shëndetit në Filipine e ka rekomanduar pjeprin e hidhur si një nga barnat medicinale për trajtimin e diabetit. Tek ky pjepër studiuesit kanë gjetur 3 komponentë që janë përgjegjës për uljen e sheqerit në gjak: Charantin: një component steroidesh të miksuara që është zbuluar se është më efektiv se ilaçi Tolbutamide. Polypeptide P: Një komponent që ul sheqerin në gjak tek pacientët me diabetin e tipit I. Alkaloidet prezente tek pjepri i hidhur kanë aftësi të ulin nivelin e sheqerit në gjak. Acidi Oleanolic: Ky komponent është zbuluar se përmirëson nivelin e sheqerit tek diabetikët e tipit II, duke frenuar përthithjen e sheqerit nga zorrët. Pjepri i hidhur ka efekte gjithashtu edhe në rritjen e numrit të qelizave beta në pankreas, dhe si rezultat përmirëson aftësinë e organizmit për prodhimin e insulinës.
Për ata të cilët nuk kanë probleme me shijen e hidhur, pjeprin mund ta përdorin ose si ushqim ose ta shtrydhin në formë lëngu. Sot gjenden shumë receta për këtë. Pjepri i hidhur mund të zihet, skuqet, t'i shtohet vezës së mëngjesit, apo mund të gatuhet edhe në avull, mënyrë gatimi kjo që rekomandohet për të gjitha perimet.
Pjepri i hidhur për rënien nga pesha
Falë vetive të tij, pjepri i hidhur ndihmon shumë për të rrëzuar kilet e tepërta. Ai gjithashtu nxit tretjen detoksifikon trupin nga helmet, të gjitha
këto në të mirë të humbjes së peshës. Meqënëse tretja e dobët rezulton në shtim peshe dhe obezitet, pjepri i hidhur është përgjigja. Shtoni pak nga ai në lëngun e mëngjesit dhe do të shihni rezultatet pas 2 javësh.