Ekspertët e shëndetit na udhëzojnë për ushqimet që duhet t'i konsumojmë sa më pak
Në fakt një nga gabimet që bëjnë shumica është se heqin nga dieta e tyre një apo më shumë ushqime plotësisht. Por, në fakt njeriu duhet të hajë çdo gjë, por sekreti qëndron tek sasia. Megjithatë disa studimeve thonë se ka disa ushqime që duhen shmangur për të jetuar më shëndetshëm.
Shmangi patatinat me perime
Pikërisht kështu, nëse mendojmë se patatinat vegjetariane janë një zgjedhje e shëndetshme dhe e lehtë për mesvaktet,ne do të duhet të shqyrtojmë planin tonë të dietës.
Shumica e qeseve të patatinave me perime përmbajnë patate dhe perime të tjera, të cilat më parë skuqen pikërisht kjo gjë nuk i bën ato më të mira se ushqimet e tjera të paketuara dhe të kripura. Kjo konfirmohet nga dietologu Keri Glassman, i cili sugjeron për të përgatitur në shtëpi disa patate të skuqura të shkëlqyera, me vaj luledielli por pa i shtuar kripë dhe konservantë. Ose mund të zgjidhni patatet që janë të gatshme në qese, thotë eksperti.
Lëngjet e frutave dhe smoothie e perimeve
Jo, nuk është një shaka. Pirja e shumë lëngjeve, smoothies dhe lëngjeve të shtrydhura mund të duket si një mënyrë inteligjente për të ngrënë sasi të mëdha të frutave dhe perimeve, por kur tuli i frutave hiqet nga përbërësit e freskët gjatë procesit të shtrydhjes, lëngu humbet shumë nga fibrat e tij ushqyese. Për më tepër humbasin edhe sheqernat natyrale që ndihmojnë në pastrimin e stomakut: pirja e shumë lëngjeve mund të shkaktojë dhimbje ose fryrje të stomakut.
Kremrat e ëmbla të shtuara në kafe
Nuk ka dyshim se disa prodhime të kapuçinëve të karamelizuar janë të shijshme, por këto shurupe me sheqer, që gjenden në shumë dyqane kafeje mund të shkaktojnë një ndalim të energjisë. Ekspertët këshillojnë se nëse doni një pije të ëmbël, preferoni një qumësht të pasheqerosur, të përzier me erëza natyrore të tilla si shafrani, kanella ose kungulli.
Akulloret e paketuara
Sipas Largeman-Roth, autore e librave për kuzhinën, akulloret e ngrira kanë më shumë proteina dhe më pak sheqer se ato të fresktëta. Akulloret e paketuara përmbajnë ëmbëlsues artificialë siç është Erythriol: sipas Administrimit të Ushqimit dhe Barnave, ky sheqer i butë mund të çojë në fryrje në stomak dhe një tretje të vështirë. Largeman-Roth rekomandon që të hahet një pjesë – ose një gjysmë kupë – e akullores së freskët për të kënaqur dëshirën e ëmbël dhe për të kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur konsumimin e ushqimit të ngrirë.
Ushqime me ngjyra artificiale
Dietologia Frances Largeman-Roth, autore e librit " Të ushqehesh me ngjyra", thotë se shumë ushqime me ngjyrues që janë bërë të shpeshta në rrjetet sociale në 2017 përmbajnë ngjyrues artificialë që mund të provokojnë shqetësime.
Ekspertët këshillojnë që të preferojmë gjithmonë ushqime me ngjyra natyrale si frutat dhe perimet e fresketa.
Vaji i peshkut i cili ka shumë efekte të shëndetshme për organizmin tonë, fitohet nga mëlçia e peshqve që jetojnë në detrat e ftohta.
Rekomandohet për konsum sepse përmban acide yndyrore omega-3.
Këto acide peshqit i marrin nga algat të cilat i konsumojnë si ushqim.
Acidet yndyrore Omega-3 që ndodhen në vaj, ndihmojnë në përmirësim të nivelit të kolesterolit dhe prarandalim të sulmit në zemër, zvogëlim të rrezikut nga kanceri i gjirit, suplement për nënat shtatzëna i cili ndihmon në zhvillimin e trurit të embrionit.
Ky vaj është i shëndetshëm për njeriun dhe këshillohet të përdoret gjatë periudhës vjeshtë – dimer.
Fistikët "miqtë" e shëndetit tonë
Fistikët janë shumë më tepër se sa një shoqërues ato janë të shëndetshëm për tu ngrënë në një aperitiv.
Fistikët janë një ushqim i pasur me proteina, kalium, vitamina K, vitamina E dhe ngjyra e saj e jashtëzakonshme, jeshile dhe vjollcë, tregon për një sintezë të përsosur midis arotenoideve, e çmuar si antioksidant, dhe flavonoidet, anti-inflamatorë aleatë të mirëqenies.
Ndoshta nuk e dinit, por fistikët, tashmë të kultivuar që në prehistori, e kan prejardhjen nga Lindja e Mesme e veçanërisht në Persi. Pema e Fistëkut shkon në reth 6 metra lartësi, ndërsa jetëgjatësia e saj mund të shkojë edhe deri në 300 vite.
Përveçse që është një përbërës i rëndësishëm në pjatat tona, ai është gjithashtu një mik shumë i mirë i shëndetit tonë. Prandaj le të zbulojmë vetitë e tij të jashtëzakonshme.
Miq të dietës: Fistikët ndihmojë për të kontrolluar peshën e trupit për shkak të përmbajtjes së rëndësishme të fibrave.
Mirupafshim plakje: Fistikë kanë një veprim anti-inflamator pasi përmbajnë proanthocyanidins, një antioksidant shumë më i fuqishëm se vitamina C dhe E.
Ndihmojnë në uljen e kolesterolit: Fistikët ndihmnojnë në uljen e kolesterolit duke ju ndihmuar të keni edhe një zemër më të shëndetshme. Disa studime tregojnë se konsumi i rregullt i fistikë (rreth 30 gram në ditë) ul kolesterolit total me deri në 10.1%.
Ul nivelin e sheqerit në gjak: Konsumi i rregullt i fistikë është i dobishëm në trajtimin e pacientëve me diabet tip 2.