Shumë persona vuajnë nga ndonjë alergji lidhur me ushqimet, detergjentët, metalet, kafshët. Në një darkë mund të ftosh shumë persona dhe kjo është normale, apo jo? Megjithatë ka gjasa që mbrëmja mes miqsh të kthehet në një melodramë, sepse të gjithë vuajnë nga një alergji: dikush është alergjik ndaj peshkut, dikush tjetër nga vera, një tjetër ndaj qumështit, e kështu me radhë. Mos u çudisni nga ky fakt. Sipas të dhënave të fundit të epidemiologëve, llogaritet që 20-25 për qind e popullsisë vuan nga ndonjë formë e alergjisë ose intolerancës.
Por si të kuptojmë nga çfarë alergjish vuajmë. Për këtë intervistuam zv.drejtorit e Departamentit të Alergjisë pranë Spitalit Mjekësor të Pekinit, Guankai.
Alergjia e stinës dhe alergja e shkaktuar nga materialet
Gazetari: Doktor Guan, nga eksperienca juaj e përgjithshme, çmund të na thoni për rastet e alergjisë?
Mjeku Guan Kai: Arsyet e alergjisë janë të ndryshme përfshi alergjitë respiratore si pasojë e ndryshimeve stinore. Në stinë të ndrysme shfaqen lloje të ndryshme alergjish. Alergjia ndahet edhe në pjesë të ndryshme të trupit, përfshi reagimet alergjike në sistemin e frymëmarrjes, si kollë alergjike, astmë alergjike; probleme me lëkurën, probleme me sistemin tretës, alergjia nga ushqimet etj.
Gazetari: Në pranverë shihet një shtim i alergjive tek pacientët që lidhet me polenin e luleve. Megjithatë, ekziston alergjia e ushqimeve, që nuk ka lidhje me stinën. Shumica e personave me alergji nga ushqimet nuk duhet të konsumojnë vezë, frutat e detit etj, ushqime të pasura me proteina. A mund të themë se të gjitha alergjenët janë proteina?
Guan Kai: Shumica e alergjentëve janë proteina. Por, sipas studimeve të fundit, disa kabohidrate mund të shkaktojnë simptomat e alergjisë. Kemi zbuluar se shumica e personave që vuajnë nga alergjia për shkak të polenit të luleve kanë edhe probleme alergjike ndaj ushqimeve, si kikirikë, mollë etj, meqenëse poleni dhe këto ushqime kanë struktura të ngjashme molekulare.
Ushqimet e para që krijojnë alergji janë veza, qumështi, peshku, kikirikët, gocat e detit, lajthitë, soja dhe gruri. Ndonjëherë substancat përbërëse mund të mos jenë të deklaruara mbi artikullin e prodhuar dhe kështu është e vështirë për t'u shmangur. Për shembull, ëmbëlsirat mund të përmbajnë susam, kikirik, lajthi ose bajame. Disa proteina mund të përdoren si përbërës shtesë në disa produkte të ndryshme. Në këtë rast, kujdes të veçantë duhet të tregojnë personat që vuajnë nga alergjitë respiratore: për ta, probabiliteti për të qenë "viktima" të ushqimit është më i madh se mesatarja. Për shembull, kush është alergjik ndaj pjalmit të luleve, nuk mund të konsumojë as pjepër dhe as banane; kush reagon ndaj mështeknës, nuk mund ta durojë peshkun.
Alergjia shkaktohet nga arsye të brendshme dhe të jashtme
Gazetari: Kemi përmendur shpesh "fizik i irrituar", nëse një person ka lindur me këtë problem, a do të ketë ai probleme me alergjitë?
Guan Kai: S'mund të themi se personat me gjene alergjike do të kenë probleme me alergjinë. Në fakt, gjenet shkaktojnë vetëm reagime në mbrojtjen e imunitetit. Por, në procesin e përshtatjes ndaj mjedisit të jashtëm, për shkak të ndryshimeve klimatike. Brenda trupit tona do të zhvillohen ndryshimet për mbrojtjen e imunitetit, për t'u përshtatur me mjedisin e ri. Në procesin e ndryshimit, do të ketë disa reagimet jonormale në organizëm, që konsiderohen si reagime alergjike.
Por këto reagime alergjike nuk mund të konsiderohen plotësisht si fenomene negative. Sipas studimeve, personat me "fizik të irrituar" kanë sistem relativisht të fortë imunitar dhe përqindje më të ulët të prekjes nga tumori. Këta persona kanë aftësi tepër të fortë për përshtatjen e mjedisit, prandaj ata do të kenë reagime alergjike për elementët e jashtëm të panjohur për organizmin.
Gazetari: Personat me reagime alergjike duhet të pranojnë ndërhyrje mjekësore?
Guan Kai: Nëse reagimet alergjike shkaktojnë pezmatim të trupit, duhet të ndërmerren masat mjekësore. Disa personat janë përcaktuar me "fizik të irrituar", por nëse nuk kanë simptoma të pezmatimit etj, nuk është i nevojshëm mjekimi me ilaçe, por të kujdesen vetëm për alergentët.
Mos abuzoni me analizat e alergentëve
Gazetari: Shumë persona janë të prirur të zhvillojnë analiza për alergjentët për t'i paraprirë ushqimeve apo mjeteve të rrezikshme potenciale. Për shembull, pas analizës, një person zbulon seështë alergjik ndaj vezës. Atëherë ai nuk duhet të hajë më vezë?
Guan Kai: Kjo varet nga simptomat e alergjisë. Disa persona kanë alergjentë sipas analizës, por ai nuk është alergjik në jetën e përditshme. Abuzimi me analizat e pafundme të alergentëve mund të shkaktojë frikë të panevojshme për ushqime të ndryshme. Prandaj, shumë mjekë bëjnë thirrje se analiza e alergentëve duhet të zhvillohet vetëm kur personat kan[ë reagime ndaj pjalmit, ushqimeve, metaleve, pijeve etj.
Si duhet të trajtohen alergjikët
Gazetari: Çfarë mjekimi duhet të marrin pacientët që vuajnë nga alergjitë?
Guan Kai: Trajtimi mjekësor ndahet në dy lloje: trajtim për alergentët dhe trajtimi i simptomave
Trajtimet ndaj alergentëve është të pakësohen kontaktet me këta alergentë ose të përdore ilacet përkatëse.
Trajtimi ndaj simptomave bëhet për të kontrollur reagimet alergjike.
Gazetar: Si është efekti i terapisë së pandjeshmërisë?
Guan Kai: 80% e pacientëve që trajtohen me terapinë e desensitizimit, kanë efekte të mira. Terapia e desensitizimit zhvillohet kryesisht për personat me rrezik të lartë, si ata që vuajnë nga astma. Mund të ndërmerren më parë masat për lehtësimin e fenomeneve të astmës. Pastaj, mund të përdoren ilaçet e desensitizimit për të kontrolluar fenomenet e astmës dhe për të pakësuar alergentët përkatëse. Pas trajtimit me terapinë së desensitizimit, nëse pacientët me astmë mund të pakësojnë sasinë e ilaçeve, kjo përkthehet si sukses. Por 10-20% e pacientëve nuk kanë efekte të mira mjekësore.
Rëndësia e trajtimeve ndaj fenomeneve alergjike
Gazetari: Për pacientët me probleme me alergjinë, kur duhet të zhvillojnë trajtimet ndaj simptomave?
Guan Kai: Të gjitha pacientë duhet të marrin mjekim kur kanë simptoma alergjie. Mbajtja nën kontroll e simptomave është tepër e rëndësishme për jetën tuaj.
Disa persona i nënshtrohen terapisë së desensitizimit, por ajo ka kostë të shumta.
Gazetari: Dimë që nëse nuk merren masa kontrolli, rinititi alergjik mund të përkeqësohet si astma alergjike. Nëse zbulohen problemet e rinititit alergjik dhe ndërmerren sa më parë masat, a mund të ngadalësohet procesi i përkeqësimit të sëmundjeve deri në astmë alergjike?
Guan Kai: Sëmundja zhvillohet sipas rregullave të saja, si lindja, pleqëria, sëmundja dhe vdekje. Para 10 vitesh, kemi zhvilluar një studim ndaj pacientëve me probleme alergjie nga poleni në pranverë në Kinën veriore. Në vitin e parë të shfaqjes së problemeve alergjike, vetëm 10% e pacientëve vuajnë nga astma, ndërsa 80% e pacientëve të tjera patën astmës brenda 10 vitesh. Përdorimi i ilaçeve mund të kontrollojë simptomat, por nuk mund të ndryshojë procesin e zhvillimit të sistemit imunitar. (Xu Guang)