Në kulturën e gatimeve të përditshme kineze, vajrat e gatimit janë të pashmangshme. Vaji nuk e përdorim vetëm për t'i dhënë shije ushqimeve, por duhet parë edhe nga pikëpamja e shëndetit. Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë njerëz i kushtojnë vëmendje më të madhe shëndetit dhe shqetësohen për rolin që luajnë vajrat e ndryshme në pjatat e përditshme.
Elementet e nevojshme ushqyese tek vaji
Një 42-vjeçar nga Kina, z.Zhao i cili sapo u njoh me teorinë e dietës së shëndetshme me pak vaj, hoqi dorë nga të gjitha llojet e vajrave në ushqimet e përditshme, duke menduar se kjo është dieta më e shëndetshme.
Për këtë bundje disi ekstreme, mjeku kinez për sëmundjet kardiovaskulare Li Jianjun tha se heqja plotësisht dorë nga gjitha vajrat është e pashëndetshme, pasi vaj ofron disa elemente ushqyese si acidet yndyrore etj. Disa prej këtyre elementeve ushqyese luajnë rol të rëndësishëm për shëndetin e sistemit kardiovaskular.
Acidet e domosdoshme yndyrore
1: Acidi linoleik
Acidi linoleik është një përbërës që kontribuon në zvoglimin(pakësimin) e yndyrës trupore tek njeriu.
Kërkimet e bëra tregojnë se ai mund të jetë gjithashtu i dobishëm edhe për zemrën, përmisimin e raportit të masës muskulore dhe indeve dhjamore (më tepër muskuj më pak dhjamë), të trajtojë diabetin, mbrojë kundër kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
2: Acid linoleik-αlfa
Acid linoleik-α ekziston në disa vajra. Ky acid është thelbësor për zhvillimi e trurit dhe i pashmangshëm për shëndetin tonë. Ai mund të ulë sasinë e kolesterolit dhe triglicerideve, të pakësojë viskozitetin e gjakut dhe të parandalojë akumulimin e yndyrës në muret arteriale.
Pacientët me sëmundjet kardiovaskulare duhet të konsumojnë kryesisht vajrat bimore
Specialisti Li thotë se pacientët me sëmundjet kardiovaskulare ose rreziqet potenciale të këtyre sëmundjeve duhet të konsumojnë kryesisht vajrat bimore:
Arsyeja e parë: kolesteroli i përfshirë në vajrat me bazë shtazore mund të përthithen më shpejt nga trupi ynë.
Kolesteroli është shkaktari kryesor që shkakton arteriosklerozë. Vajrat shtazore përmbajnë shumë kolesterol, që mund të përthithet shpejt nga trupi ynë dhe kështu kemi rritje të nivelit tonë të kolesterolit.
Arsyeja e dytë: vajrat bimore përmbajnë acide yndyrore të pangopura
Këto acide yndyrore të pangopura mund të ndihmojnë kundër rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.
Arsyeja e tretë: sterolet bimore mund të frenojnë thithjen e kolesterolit
Shumë sëmundje shkaktohen nga niveli i lartë i kolesterolit. Sipas studimeve, sterolet bimore kanë struktura të ngjashme me kolesterolin, prandaj ato mund të bëjnë konkurrencë me kolesterolet në zorrë për të pakësuar thithjen e tyre.
Vajrat e ushqimeve përfshijnë sterolet e pasura bimore. Si vaji i sojës, vaji i farave bimore, vaji i kikirikut dhe vaji i misrit. Vaji i misrit përmban nivel më të lartë sterolesh.
Arrat janë gjithashtu ushqimet me sterole të pasura bimore. Vaji i arrave është gjithashtu tepër i shëndetshëm.
Elementet e vajrave ushqimore dhe shëndeti i sistemit kardiovaskular
Vajrat bimore favorizojnë shumë shëndetin tonë. Por elementet përbërës të tyre janë të ndryshme.
1. Acide të ngopura yndyrore:
Acidet e ngopura yndyrore mund të ulin disi kolesterolin, duke pakësuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Por, konsumimi i tepërt i këtyre lloj acidesh mund të shkaktojë ngushtim të arterieve, arteriosklerozës dhe sëmundjeve koronare.
2. Acid oleik:
Acidi oleik mund të ulë nivelin e kolesterolit të keq. Prandaj, dietologët e cilësojnë atë si "acid i sigurt yndyror".
3. Acidi linoleik dhe acid linoleik-αlfa:
Këto janë dy acide yndyrore të pashmangshme nga trupi ynë. Por sipas studimeve më të reja mbi ushqimin, ata mund të ulin njëkohësisht përqindjen e kolesterolit të keq dhe të mirë.
4. Acidet yndyrore Trans.
Acidet yndyrore Trans mund të ulin përqindjen e kolesterolit të mirë dhe të nxisin rritjen e kolesterolit në përgjithësi, duke shtuar rrezikun për sëmundje zemre. Këto acide i gjejmë kryesisht tek kremërat, ushqimet e skuqura, ushqimet e pjekura etj.
Nniveli i acideve yndyrore në disa vajra bimore dhe karakteristikat e tyre
Vaji i kikirikut:
Vaji i kikirikut përmban më shumë acide yndyrore se vajrat e tjera bimore. Prandaj, ai ka qëndrueshmëri më të lartë antioksidative dhe përdoret më shpesh për gatim dhe skuqje.
Vaji i sojës:
Vaji i sojës përfshin 15% acide të ngopura yndyrore, 23% acid oleik, 53% acid linoleik. Vaji i sojës përmbn acid linoleik të pasur, që mund të ulë në mënyrë të dukshme kolesterolin dhe të parandalojë sëmundjet kardiovaskulare.
Vaji i ullirit:
Vaji i ullirit përmban kryesisht acid oleik, acid linoleik dhe acid linoleik-αlfa. Acidi oleik dhe acidi linoleik zënë 80% të acideve të përgjithshme. Përqindja e acideve yndyrore fiton vlerësimet më të larta nga specialistët ushqyese, të cilat mendojnë se ky është vaji më i shëndetshëm.
Si të konsumojmë vajrat e ndryshme ushqimore
Sipas specialistit Li, persona të ndryshëm kanë standard të ndryshme për konsumin e vajit.
Sipas tij ne nuk duhet të fiksohemi tepër pas rrezikut të kolesterolit pasi ai nuk është tërësisht i dëmshëm.
Kolesteroli është pjesë e membranës së jashtme që mbulon secilën qelizë. Ai shërben për të izoluar fijet nervore dhe ndihmon në përçimin e sinjaleve nervore. Nga kolesteroli formohen edhe disa hormone që bartin sinjale kimike nëpër trupin tonë.
Pa kolesterol, trupi i juaj nuk do të funksiononte siç duhet, por nga ana tjetër, niveli i rritur i kolesterolit në gjak, rrit rrezikun për sëmundje të zemrës dhe të arterieve.
Së dyti, kolesterol i ndryshëm ka ndikim të ndryshëm
Nëse konsumojmë shumë mish, që përmban nivel të lartë kolesteroli kjo do të ketë ndikim negativ në shëndetin tonë. Por nëse konsumojmë në nivel të përshtatshëm të kolesterolit nga bimët, kjo nuk do të ketë ndikim negative për shëndetin.
Së treti, ata që vuajnë nga arterioskleroza nuk duhet të konsumojnë tepër kolesterol nga ushqimet me bazë shtazore.
Specialisti Li sugjeron se duhet të konsumoni vajra të ndryshme bimore dhe të ndryshojmë llojërat e vajit për një periudhë të caktuar. (Xu Guang)