Shikimi, qëndrimi shtrirë, qëndrimi ulur, qëndrimi në këmbë dhe ecja janë 5 veprime të zakonshme gjatë ditës të cilat na ndihmojnë të qetësohemi, të lëvizim, të punojnë dhe të pushojmë. Që të kemi një shëndet të mirë duhet të ruajmë ekuilibrin e këtyre 5 aktiviteteve, për të shmangur mbibërjen e vetëm ndonjërit prej aktiviteve, jo vetëm në punët por edhe pushimet e tepërta.
“Shikimi i tepërt dëmton gjakun, shtrirja e tepërt dëmton energjinë Chi, ulja e tepërt dëmton muskuj, qëndrimi i tepërt në këmbë dëmton kockën, ecja e tepërt dëmton ligamentet.” Këto shënime vijnë nga libri i lashtë mjekësor kinez “Huang Di Nei Jing”. Sipas këtyre përshkrimeve thuhet se janë vë re dëmtime jo vetëm nga aktivetet e lëvizjes si “shikimi i tepërt”, “qëndrimi i tepërt në këmbë ” dhe “ecja e tepërt”, por edhe nga pushimet e gjatë si “shtrirja e tepërt” dhe “ulja e tepërt”. Problemi vjen nga fjala “e tepërt”. Madje edhe nëse diçka e mirë është me tepricë, as kjo nuk është e mirë.
Pushimi dhe puna, qetësimi dhe lëvizja janë metodat e rëndësishme për rregullimin e qarkullimit të energjisë Chi dhe të gjakut. Lëvizja nxit përshpejtimin e qarkullimit të gjakut, por nëse lëvizja është e tepërt mund të shkaktojë qarkullimin tepër të shpejtë të gjakut, duke konsumuar energjinë Chi. Prandaj, duhet të ulet niveli i lëvizjes dhe të bëhen edhe pushime për të qetësuar qarkullimin e gjakut.
Shikimi i tepërt dëmton gjakun. Sipas teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, funksioni i shikimi vjen nga qarkullimi i gjakut rrethit syrit. Nëse mbipërdorim funksionin e syrit për leximin, për celularin, për televizorin apo për kompjuterin, do të shkaktojmë lodhjen e syrit dhe të harxhojmë shumë gjak. Këto aktivitete të lidhura ngusht me shikimin mund të shkaktojnë lodhje shpirti.
Shtrirja e tepërt dëmton energjinë Chi: shtrirja në shtrat është gjendja e pushimit, e cila duhet të rezervojë enerjginë Chi dhe të largojë lodhjen e trupit. Por shtrirja e tepërt dhe koha e tepërt e gjumit mund të sjellin dobësimin e qarkullimit të Chi-së dhe dobësimin e funksioneve të organeve të brendshme, duke shkaktuar mungesën e energjisë, mungesën e oreksit, pafuqshmëri, marramendje, frymëmarrje të shkurtër etj. Nëse biem në gjumë për një kohë shumë të gjatë, mund të ndiejmë dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit. Kjo ndodh pasi shtrirja e tepërt shkakton qarkullimin e dobët të energjisë Chi, bllokim të Chi-së në disa pjesë të trupit që sjell dhimbjen.
Ulja e tepërt dëmton muskujt: ulja është një aktivitet i pushimit që na shlodh dhe na mundësimin rifitimin e energjisë. Pas aktiviteteve të përshtatshme, ulja për të pushuar mund të rregullojë qarkullimin e energjisë Chi dhe të gjakut duke ushqyer muskujt dhe zbukuruar trupin. Por ulja e tepërt simbolizon mungesën e aktiviteteve të nevojshme, që sjell dobësimin e muskujve dhe dobësimin e funksioneve të stomakut e të shpretkës, duke sjellë mungesë oreksi.
Qëndrimi i tepërt në këmbë dëmton kockat: qëndrimi në një kohë të përshtatshme mund të stërvitë kockat dhe nyjet, duke garantuar funksionet e tyre normale. Qëndrimi në këmbë për një kohë të tepërt mund të sjellë lodhjen e kockës dhe nyjeve, të ndikojë qarkullimin e gjakut dhe të Chi-së në pjesët e poshtme të trupit, duke sjellë dhimbje mesi. Të moshuarit kanë energji të dobët dhe nuk mund të qëndrojnë në këmbë për shumë kohë.
Ecja e tepërt dëmton ligamentin: shëtitja dhe vrapi i lehtë e stërvit ligamentin dhe garanton lakueshmërinë e trupit. Por stërvitja e tepërt mund të sjellë lodhjen dhe tensionin e tepërt të ligamentit, që mund të bëhet i brishtë. Nëse lodheni shumë mund të lëndoni muskujt dhe ligamentet.
Ecja, qëndrimi në këmbë, ulja, shtrirja dhe shikimi janë aktivitetet kryesore të ditës, por duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje fjalës “e tepërt”. Çdo veprim i tepërt mund të jetë i dëmshëm, çdo aktivitet i përshtatshëm është i favorshëm. Elementi kyç i ruajtjes së shëndetit është ruajtja e ekuilibrit mes qetësisë dhe lëvizjes, mes pushimit dhe punës. (Xu Guang)