Farmaceutika kineze jo vetëm mund të mjekojë sëmundje, por edhe mund të përmirësojë gjendjen e trupit e të forcojë imunitetin, duke pasur njëkohësisht vetëm efekte anësore të vogla. Prandaj, në rastet e sëmundjeve kronike, të fëmijëve ose të të moshuarve, kinezët zgjedhin së pari ilaçet popullore. Në farmaceutikën kineze ka ilaçe popullore që mund të përdoren menjëherë, gjithashtu, punonjësit e farmacisë prodhojnë ilaçe popullore sipas recetës së mjekut. Krijimi i ilaçeve popullore kineze duhet të bashkërendohet me ujin; ky proces është shumë i ndërlikuar dhe zakonisht bëhet nga farmacia. Disa ilaçe kineze janë vetëm për përdorim të jashtëm, si disa bimë mjekësore, ilaçet për lyerje etj. Kur jeni në farmaci, mund t’u tregoni punonjësve aty gjendjen tuaj konkrete, ata do të zgjedhin barnat përkatëse për ju.

