"Titanik", kolosi madhështor i viteve '90, është një nga filmat më të njohur dhe të adhuruar në historinë e kinemasë. Me regji të James Cameron dhe me aktorë Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio, filmi vendos një histori dashurie dhe një këndvështrim interesant të shoqërisë së fillimit të shekullit të njëzetë në një kontekst shumë të veçantë: tragjedinë e Titanikut. Është e qartë nga historia, se si kjo anije me atë emër të veçantë (e caktuar pikërisht sepse krijuesi e konsideronte të pafundosshme) u mbyt pas një përplasjeje të tmerrshme me një ajsberg. Ngjarja e përplasjes, nuk është aspak një shpikje, dhe në të njëjtën mënyrë dinamika sociale që mund të vëzhgojmë në film. Megjithatë, ngjarjet e tjera të filmit janë shumë më tepër fryt i fantazisë së pastër.
Jack dhe Rose, si dhe pothuajse të gjithë personazhet e tjerë që ndeshen në film, nuk kanë ekzistuar në të vërtetë, por janë shumë të ngjashëm me tipologjitë e shumë llojeve të njerëzve të vërtetë, që ndoshta kanë populluar anijen famëkeqe dhe kanë vdekur me të. Në fillim të shekullit të njëzetë kishte shumë fisnikë që kishin rënë nga vakti, pasi nuk dinin të menaxhonin mirë pasurinë e tyre, si dhe njerëz të thjeshtë që arritën të bëheshin borgjezë, djem që duhej të punonin fort për të mbijetuar, fisnikë të kënaqur me statusin e tyre, dhe të tjerë që (ashtu si Rose) do të kishin dashur të jetonin si njerëz normalë.
Dokumentet e kohës nënvizojnë se si Titaniku përfshinte realisht lloje të ndryshme akomodimi, klasa të ndryshme të destinuara për udhëtarë me kushte krejtësisht të ndryshme ekonomike. Shtojini kësaj edhe dhomat e rezervuara për punonjësit e varkës, dhe mjafton kaq që një shumëllojshmëri e njerëzve që vdiqën në fatkeqësi, të takoni edhe personazhet e filmit. Në mënyrë të ngjashme, regjisori Cameron ka qenë i kujdesshëm për të riprodhuar shoqërinë që ekzistonte pak më pak se një shekull para publikimit të filmit: disa figura femërore që vazhdojnë të emancipojnë dhe të tjera që nuk e bëjnë, gra që zotërojnë burra që përpiqen në çdo mënyrë të ruajnë kontrollin e situatat, apo njerëz të rreptë dhe tradicionalistë që përplasen me përparimtarët.
[Foto: VCG]
Në mënyrë të ngjashme, referencat për figura të ndryshme artistike-kulturore si Pikaso dhe Frojdi janë absolutisht në përputhje me epokën në të cilën është vendosur Titaniku: jemi në vite në të cilat personalitete të këtyre përmasave kanë qenë mjaft aktivë, por jemi ende shumë larg momentit, në të cilën bota më në fund do të jetë gati të njohë madhështinë e tyre.
Prandaj, i gjithë filmi është një luftë midis konservatorëve dhe progresistëve, njerëzve me një mentalitet të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe të tjerëve që janë gati për të gjitha të rejat që do të vinin (për mirë ose për keq) në dekadat e ardhshme. Ndoshta edhe për këtë arsye, dhe jo vetëm për oksimoronin mes dashurisë dhe tragjedisë që përfshin, filmi ishte një sukses historik: beteja midis atyre që e kanë mendjen të ankoruar tek e shkuara dhe atyre që duan të ecin përpara, ka qenë gjithmonë një temë shumë pasionante, dhe në "Titanik" ka ide shumë të qarta se kush është në anën e duhur të historisë.
Ndoshta të vetmit perosnazhë realë, që kanë ekzistuar në këtë histori madhështore, janë pikërisht dy personazhet kryesorë, Jack dhe Rose, interpretuar respektivisht nga Leonardo di Caprio dhe Kate Winslet.
[Foto: VCG]
Arkivuesit kanë arritur të kenë dyshime se historia mes Jack dhe Rose mund të ketë ndodhur në të vërtetë. Ai quhej Emilio Portaluppi, një vendas nga Arcisate; ndërsa ajo, Roze, ishte Madalene Force, një grua e re dhe e pasur e martuar së fundmi me një milioner, tridhjetë vjet më i madh.
Të dy ishin takuar përpara se të hipnin në Titanik. Portaluppi kishte emigruar në Amerikë me familjen e tij. Në vjeshtën e vitit 1911 ishte kthyer në atdhe dhe në pranverën e vitit 1912 kishte vendosur të kthehej në Amerikë, prandaj kishte blerë një biletë të klasit të dytë. Ai vetë kishte deklaruar se donte ta bënte atë udhëtim për të qenë pranë të dashurës së tij Madeleine; edhe sikur dashuria e tyre të ishte e pamundur. Por, nëse për disa kjo ëhstë një histori reale, të tjetër pohojnë se historia e dashurisë dhe dy personazhet kryesorë, janë totalisht të krijuar artistikisht. Ndërsa disa personazhe të tjetër të filmit, janë njerëz që kanë ekzistuar në të vërtetë dhe kanë udhëtuar në këtë anije. Të tillë janë bashkëshoqëruesja e Rose, kapiteni i anijes që shkoi të ndihmonte, Rostron, konstruktori i Titanikut, Thomas Andrews që shfaqet edhe në film, po kështu edhe kapiteni Edward Smith, që ngeli i fundit në anije, derisa ajo u mbyt.
Neritana Kraja