Legjenda kineze e rokut Cui Jian mbajti koncertin e tij të parë në internet, i cili ka tërhequr miliona njerëz dhe gjithashtu ka vendosur një rekord për numrin më të madh të shikuesve në vend.
Koncerti i muzikantit 61-vjeçar, që zgjati për katër orë në internet, arriti në mbi 45 milionë shikime, me uebsajtin që herë pas herë kishte probleme për shkak të numrit të madh të përdoruesve që përpiqeshin të lidheshin në të njëjtën kohë.
Posteri i koncertit në internet të Cui Jian-it/ foto nga "thepaper.cn"
“Ndërsa bota është e trazuar, njerëzit kanë nevojë për të relaksuar mendjen dhe ku ka më mirë se një koncert për ta bërë këtë gjë. Kjo ishte një ngjarje kulturore e paprecedentë për fansat e muzikës kineze. Qindra mijëra njerëz në platformën “livestreaming” shijuan koncertin dhe e ripanë atë”, -tha për “Global Times” një fans i rokut me emrin Yalin.
“Unë personalisht nuk jam një nga ata fansat e flaktë të Cui Jian, por, gjithsesi, nuk doja ta humbja performancën mbresëlënëse të një figure simbolike”, -tha një ndjekës me emrin Zou. Sipas 26-vjeçarit, për shumicën dërrmuese të njerëzve që kanë qenë në depresion gjatë këtyre kohërave, muzika e Cui u shkon për shtat emocioneve të tyre.
Cui Jian në një koncert në vitin 1991/ VCG
Publiku u kthye pas në kohë në vitin 1986, kur Cui Jian u bë pionier i muzikës rokenroll të Kinës, pas publikimit të albumit “Nothing to My Name”, në stadiumin “The Workers”, në Pekin. Për dashamirësit më të vjetër të muzikës kineze, Cui nuk është vetëm një simbol, por gjithashtu përfaqëson kujtimet e viteve ‘80, kur shoqëria ishte në fazën e hershme të hapjes në skenën botërore, menjëherë pas reformës dhe hapjes.
Familja e Cui-t i përket etnisë koreane të Kinës dhe të dy prindërit e tij punonin si artistë. Në vitin 1988, 27-vjeçari Cui fitoi më shumë popullaritet pasi u shfaq në media, si “People's Daily”, për stilin e tij unik, dy vjet pas debutimit rok të tij në Pekin.
Që atëherë, muzika e Cui-t ka qenë një gur themeli për një sërë këngëtarësh dhe muzikantësh kinezë gjatë dekadave në vijim, po ashtu dhe përfshirje në disa filma hit, si “The Sun Also Rises” dhe “Mr.Six”. Fansat e tij që atëherë kanë treguar dashurinë dhe admirimin e tyre për shpirtin e tij rok. Fenomeni Cui Jian vazhdoi deri në fillim të shekullit XXI, kur muzika kineze filloi të lulëzonte dhe ish-pionieri arriti në të 40-at e tij dhe gradualisht u shua nga vëmendja e publikut. Megjithatë, ky ishte një koncert i bujshëm, larg nga një performancë nostalgjike nga figura kryesore e muzikës, dhe për njerëzit e brendshëm të biznesit, ky ishte gjithashtu një eksplorim i suksesshëm i modelit të funksionimit të koncerteve “online” prej pandemisë.
Cui Jian në koncertin e Wuhan-it më 2005/ foto nga VCG
Gjatë dy viteve të fundit, biznesi i koncerteve është goditur rëndë nga pandemia, por industria pa një rimëkëmbje të lehtë që nga viti 2021. Megjithatë, një hendek i madh ekziston ende për shkak të kufizimeve të pjesëmarrjes në ambientet e brendshme.
Liu Dingding, një analist i industrisë me qendër në Pekin, deklaroi për “Global Times” se koncertet “live streame” megjithëse nuk janë diçka e re, kanë marrë hov në epokën e goditur nga pandemia dhe pritet të kenë një vlerë të madhe tregtare në vitet e ardhshme, veçanërisht me përparimin e teknologjisë. Shumë platforma të videove dhe muzikës në Kinë, duke përfshirë “Tencent” dhe “NetEase Cloud Music”, po kërkojnë mundësi “online”, ku audiencës mund t'i ofrohet një festë vizuale e kombinuar me teknologjinë digjitale. Sipas Liu, pritet që koncertet “live streamed” një ditë do t'i ofrojnë audiencës një përvojë të vërtetë përfshirjeje, ashtu si ato me prani fizike, përmes syzeve VR dhe zhvillimit të metaverses.
Cui Jina në një koncert në Sidnej më 2019/ foto nga VCG
“Deri tani, është parë se koncertet e suksesshme në internet në kanalet “WeChat”, duke përfshirë Cui Jian dhe “Westlife”, nuk kanë pasur fitime të mëdha, por mund të thuhet se ato u promovuan në mënyrë aktive nga platforma të mëdha si “Tencent”, sepse është e rëndësishme të organizohen evente të tilla në internet në faza fillestare”, -tha Liu.
Kufizimet gjatë pandemisë sollën rritje të numrit të ndjekësve në eventet “livestreaming” në Kinë, nga 116 milionë në qershor 2019, në 190 milionë në fillim të vitit 2021, gati dyfishuar brenda 1 viti e gjysmë, bazuar në të dhënat nga “China Internet Network Information Center”, cituar nga “IResearch” në mars 2022.
(Chinese rock star's first online concert sets record - Global Times)