Dua Lipa në Brit Awards 2019 (Foto Getty Images)

Dua Lipa në Brit Awards 2019 (Foto Getty Images)

Të martën u mbajt mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards 2022.

Yje të shumtë britanikë morën pjesë dhe u nderuar me çmime për të arritjet e vitit në muzikë. E nominuar në këtë ngjarje ka qenë edhe artistja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila ka arritur të triumfojë në një nga dy çmimet për të cilat konkurronte. Ajo ka fituar çmimin “Artistja më e mirë e zhanrit Pop dhe R&B”, duke lënë prapa emrat e suksesshëm si: Ed Sheeran, Adele, Griff dhe Joy Crookes.

Dua nuk ka mundur të jetë prezente në “The O2 Arena” të Londrës për të tërhequr fizikisht çmimin, teksa i ka përshëndetur me një video-mesazh nga larg publikun. Ajo i falënderoi të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë drejt triumfit të këtij çmimi, gjersa kërkoi falje për mos-prezencën e saj në mbrëmje. Dua Lipa nuk mundi të ishte prezente në Mbretërinë e Bashkuar për eventin, pasi ndodhet në kontinentin amerikan për turneun e saj “Future Nostalgia”.