Kristian Koroveshi, aktori i ri i teatrit shqiptar e ka nisur rrugëtimin e tij profesional dhe marëdhenien me skenën që në klasën e shtatë.
Në teatrin e Korçës ai ka performuar për një kohë të gjatë për fëmijët.
Kristiani mendon se thirrja për t’u bere aktor ka qenë një thirrje e brendshme, gati hyjnore. Ai ka përfunduar Universitetin e Arteve si student ekselent. Ka interpretuar në vepra të klasikëve botërorë si “Hamleti”, “Medea”, “Kthimi në shtëpi”, “Shumë zhurmë për asgjë”, “Testamenti i ri”, “Kopshti i qershive”, “5 ditë mbret” dhe “Pas vdekjes”.
Ndërkohë Kristiani ka ndërmarrë nisma si producent i nje forme të teatrit poetik në objektet e trashëgimisë kulturore me aktorët e mirënjohur shqiptarë si Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa, Timo Flloko, Roza Anagnosti etj. Përveç teatrit, aktori Kristian Koroveshi ka punuar 4 vjet në television, si asistent regjisor.
CMG : Kush është Kristian Koroveshi përballë të tjerve dhe vetes?
Kristian Koroveshi : Fillimisht kur del para pasqyrës ti je vetja. Sheh trupin tënd dhe rregullon flokët ( Qesh). Përveç kësaj bashkë me veten time unë përpiqem të shoh disa gjëra, të cilat kam mundur t’i bëj. Gjjthashtu shoh edhe veten time pas disa vitesh, se si do mund të jem.
CMG: Cila është sakrifica më e madhe që keni bërë, për të qenë më i lumtur.
Kristian Koroveshi : Nuk e mendoj se është lumturi kur në fakt ti e bën për veten tënde. Nuk ka lumturi, ka vetëm çaste të gëzuara. Kam hequr dorë nga gjera, të cilat më është dashur kohë e kam menduar për të tjera se duhet të veproja ndryshe për të qenë më i lumtur.
CMG: Çfarë nuk ka ndryshuar tek ju qëkurse keni qenë fëmijë?
Kristian Koroveshi: Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur dhe unë kam diçka të veçantë, sepse kam lindur në 1 qershor dhe mund të them që kam qenë gjithë jetën i lumtur. Një fëmijë i përjetshëm. I besoj shumë Frjodit kur thotë qe ne jemi fëmijë të përjetshëm. Kam pasur një fëmijëri të këndshme, rritur me të katër gjyshërit.
Jam rritur në Korçë dhe me shoqëri të mirë brenda pallatit apo lagjes.
E kam kaluar atje fëmijërinë në një kopsht shumë të këndshëm dhe në një nga rrugicat më të bukura. Ka qenë një fëmijëri e mbushur me lëvizje dhe rrengje, si pershembull mblidhja shpesh gështenja dhe i fusja në një qese për t’i hedhur më pas nga ballkoni.
CMG: Çfarë ka mbetur për ju e pandryshuar, pavarësisht viteve?
Kristian Koroveshi: Gjërat ndryshojnë dhe kjo është mëse e vërtetë. Ne nuk i planifikojmë dot ngjarjet gjatë jetës. Por nevoja për të qenë një njeri i mirë dhe i ndershëm, nuk ka ndryshuar kurrsesi.
Dua të jem një njeri i ndershëm dhe me shumë dashuri brenda. Kjo për mua është tepër e rëndësishme sepse nuk e mas veten me fjalinë " Tani që je rritur do besh gjera më të mira!" Jo! Unë kështu kam qenë gjithmonë.
CMG: A i jepni ju më tepër emocion teatrit, apo teatri juve?
Kristian Koroveshi: Është marëdhënie e ndërsjellë. Nëse do flasim për anën monetare, teatri nuk më jep aq sa unë investoj. Teatri është dimension dhe ti patjetër qas veten në një format. Ti njihesh si personazh i krijuar përmes elementëve të tu të shpirtit. Unë nuk kam thënë kurrë jam në punë, kur jam në teatër. Është një profesion krijues dhe i mrekullueshëm.
CMG: Teknologji apo Teatër? Si e shihni këtë marëdhënie në botën moderne të zhvillimit?
Kristian Koroveshi: Unë mendoj që i shërben teknologjia. Nuk jam i mendimit që është një luftë për ta mposhtur teknologjinë. Ajo na sjell më pranë gjërave të domosdoshme. Teatri ka vendin e vet dhe teknologjia vendin e vet... Mendoj që nuk ka emocione më të forta se sa ajo që të jep teatri.
CMG: Cila është për ju fjala më e bukur? "Teatër"?
Kristian Koroveshi: Jo! Mendoj dy fjalë që nuk dua t’i përdor në fjalor. Mos dhe “duhet”, sepse “duhet” është një e detyruar.
Mund t’i thuash dikujt "duhet" dhe e detyron, apo ta ndalosh me "mos". Është diçka jo e mirë. Fjala më e bukur është "Të dua".
CMG:Kush ju siguron në çdo hap që hidhni?
Kristian Koroveshi: Vetja! Vetja sepse ti nuk mund të varesh nga askush. Nuk mund t'ia lesh barrën askujt për të qenë i lumtur dhe këtë gjë duhet ta bësh vetë.
CMG: Pasi mbaroni një shfaqe në teatër, a i thoni shpesh vetes "bravo"?
Kristian Koroveshi: Jo! Nuk para them bravo, sepse s’më pëlqen.
Unë them më mirë që bëhet diçka e bukur në shoqëri, sepse është idea ime apo qasja ime për ta bërë atë gjë.
Intervistoi Megi Latifi